Akuzat e forta/ Zbulohen dhunuesit e Teatrit Kombëtar
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar në lidhje me ngja...
Samiti i Berlinit përfundoi pa arritur një emërues të përbashkët për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë. Angela Merkel presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje
Zhgënjyes kishte qenë për delegacionin kosovar edhe këmbëngulja e Francës për të mos liberalizuar regjimin e vizave ndaj Kosovës. Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve: “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”.
Sipas burimeve të DW nga pjesëmarrës në takim, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.
Për Thaçin samiti – konfrontim i “rëndë”
Takimi i Berlinit, që u bë nën kryesinë franko-gjermane, sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk arriti të gjente një emërues të përbashkët. Së paku në dy pikat që i interesonin Kosovës: liberalizimin e vizave dhe vijimin pa kushte të dialogut me Serbinë. Thaçi tha para gazetarëve në fund të samitit të vogël në Berlin se konfrontimi me palën serbe kishte qenë “i rëndë” për delegacionin e Kosovës, i cili përbëhej, veç tij edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministi i Jashtëm Behgjet Pacolli.
Sipas Thaçit, megjithë ndërhyrjen e kancelares Merkel, pala serbe, nuk kishte dashur të pranonte në asnjë mënyrë njohjen e Kosovës, parakusht ky i vënë nga Kosova për të hequr tarifat doganore. Po ashtu edhe Kosova kishte qëndruar në pozicionin e saj për të mos hequr dorë nga taksat doganore prej 100 për qind të vendosura ndaj Serbisë pas fushatës së saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kancelarja Angela Merkel, para takimit, e kishte quajtur vënien e taksave “një zhvillim jo në drejtimin e duhur”.
Për Vuçiç – samiti nuk solli asgjë të re
Edhe presidenti i Serbisë Alexandar Vucic kishte thënë para medias se samiti nuk solli asgjë të re. ?Fjala e fundit e këtij samiti ishte që të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të vazhduar dialogun?, ka deklaruar Vuçiq.
Në samitin e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Berlin, Franca dhe Gjermania kishin ftuar liderë nga Ballkani Perëndimor, Sllovenia dhe Kroacia, për të shkëmbyer mendime për zgjidhjen e konflikteve të hapura. Fillimisht ishte parashikuar nënshkrimi i një dokumenti nga të gjithë pjesëmarrësit, por në fund të takimit zyra e shtypit e kancelares gjermane bëri publik vetëm konkluzionet e kryesisë së përbashkët franko-gjermane.
Fryma e dokumentit të publikuar gjatë natës është pozitive dhe përmban një gjuhë të përgjithshme. Sipas dokumentit në fjalë “Serbia dhe Kosova ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të realizuar marrëveshjet ekzistuese dhe për t’u angazhuar konstruktivisht në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga BE, me synim për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse”. Në dokument nuk përmenden as tarifat doganore ndaj Serbisë, e as propozimi për ndryshim kufijsh.
Në fillim të takimit kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje, por zgjidhja do të duhet të sillte stabilitet në të gjithë rajonin: “Nuk mund të ketë marrëveshje, pasojat e të cilës mund t?i vuajnë vendet e tjera”, tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut si shembull pozitiv. Sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, megjithëse takimi i një formati të tillë nuk pati ndonjë sukses, ai do të vijojë ndoshta në format më të ngushtë, edhe në të ardhmen. Takimi i ardhshëm është parashikuar të bëhet në Paris në muajin korrik. Thaçi vetë ishte shprehur skeptik për zgjidhjen e konfliktit pa ndërmjetësimin e SHBA-ve. Qysh para takimit ai kishte thënë se “BE-ja është e dobët dhe se prej saj nuk mund të priten mrekulli”./ DW
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar në lidhje me ngja...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku një i burgosu...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhjen me ngjarjen e ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një 53-vjeçare është gjetur pa jetë në fshatin Vagalat, të M...
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, në k...
Shumëkush që priste që me fillimin e fluturimeve të operator...
Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta do të dominojn...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot do merreni vesh me se miri m...
Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokra...
Nga studioja e emisionit “A Show”, ku ishte pjesë e mbrëmjes...
Me zgjedhjen në funksionin e presidentit të Republikës Ilir ...
Mbajtja e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit ka qenë një tje...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma në një postim në rrjetet s...
Ish kandidati i PD-së listën e qarkut të Elbasanit, Fitim Ze...
Avokat Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka publ...
Analisti Preç Zogaj, nga studio e emisionit “Opinion,” foli...
Alketa Vejsiu mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, u përlot teks...
Dy palët politike në konflikt të pandalshëm në rreshtimin e ...
Kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi e tregoi fytyrën...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...