LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Gaz lotsjellës tek Bregu i Lumit/ I moshuari mbulohet me gjak

9 Prill 2019, 08:46, Aktualitet CNA

Vijojnë tensionet tek Bregu i Lumit në Tiranë, ku banorët kundërshtojnë shëmbjen e banesave të tyre.

Partia Demokratike ka publikuar një video, ku një i moshuar shfaqej i mbuluar me gjak në fytyrë, dhe pretendohet se ishte dhunuar nga policia gjatë rezistencës për të mos lejuar prishjen e shtëpisë.

Bëhet fjalë për 76-vjeçarin Uzur Mandri, i cili ndodhet tashmë në sallën e operacionit. Po ashtu në Spitalin e Traumës ndodhen të lënduar edhe qytetarët Flora Mandri dhe Xhabir Boleci.

Policia ka ndërhyrë në zonë, por disa banorë i janë përgjigjur duke hedhur tjegulla në drejtim të tyre.

Po ashtu raportohet se në komisariatin nr.4 të policisë qëndrojnë 6 banorë të tjerë të ndaluar nga policia.

Nga ana tjetër PD deklaron se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të nxjerrë banorët nga banesat e tyre.

Lajmet e fundit nga