web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Skandali me lobimet ruse fundos Bashën?/ Konkluzionet dhe shkeljet ligjore

20 Mars 2019, 10:16, Aktualitet CNA

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ?Stonington Strategies?, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania ?Stonington Strategies?, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga ?Biniatta Trade LP?-një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD. Skandali bëri jo pak bujë si në mediat vendase, ashtu edhe në ato jashtë vendit.

Ndërsa pas kësaj, ishte revista investigative amerikane ?Mother Jones?, e cila publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollarë nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Por, ndërkohë tashmë çështja duket se është rihapur dhe hetimet po thellohen.

Tashmë Prokuroria, për llogari të këtij hetimi ka administruar në dosje dy letërporosi të ardhura nga SHBA dhe Skocia.

CNA.al sjell më poshtë konkluzionet që dalin nga analiza e rastit të financimit të fushatës së PD:

Fakti  i përdorur për të analizuar ngjarjet është burimi: ?VOA, datë 7.03.2018? ku sqarohen si vijon:

Muzin deklaron për punën e vet në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017 (si pjese e detyrimit te vet për deklarim), kryerjen e tre pagesave për një total prej 675.000 USD, si më poshtë:

-Pagesa e parë: datë 24 mars 2017 (?Biniatta Trade LP?) vlera 150 mijë dollarë,

-Pagesa e dytë: datë 27 mars 2017 (Partia Demokratike) vlera 25 mijë dollarë,

-Pagesa e tretë: datë 9 qershor 2017 (Partia Demokratike) vlera 500 mijë dollarë.

Muzin deklaron se kontrata me ?Biniatta Trade LP (150.000 USD), ka lidhje me lobimin në favor të PD-së. Muzin e ka depozituar këtë kontratë si aneks bashkëlidhur deklarimit të vet si agjent i huaj, të depozituar më datë 14 nëntor 2017, duke deklaruar se po vepronte për llogari të Partisë Demokratike.

Kundërshtia qe rezulton nga analiza e kontratave të bëra publike nga departamenti i drejtësisë:

Nga fakti i analizuar nga burimi, VOA dhe analiza e kontratave të depozituara dhe deklaruara nga Biniatta ka diferenca në data dhe shuma pagesash.

Sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, nënshkruar nga Basha personalisht, PD merrte përsipër tre pagesa në vlerë të përgjithshme prej 75 mijë dollarësh, përkatësisht:

-Datë 22 mars 2017, vlera 25 mijë dollarë;

-Datë 22 prill 2017, vlera 25 mijë dollarë;

-Datë 22 maj 2017, vlera 25 mijë dollarë.

Më poshtë do analizohet se sa jane deklaruar si të paguara nga totali prej 75 mijë USD.

Sipas kontratës së datës 20 mars 2017, midis ?Biniatt Trade LP? dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, Biniatta merrte përsipër tre pagesa mujore dhe një pagesë të posaçme, në total 950 mijë dollarë, sipas kalendarit:

-15 mars 2017, vlera 150 mijë dollarë;

-15 prill 2017, vlera 150 mijë dollarë;

-15 maj 2017, vlera 150 mijë dollarë;

-Pagesa e posaçme (“Special Fee?):

-Brenda datës 23 mars 2017, vlera 500 mijë dollarë.

Lidhja e këtyre shumave dhe pagesave me PD bëhet nga deklarimet që Muzin ka bërë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Ndërkohë sa vijon janë përmbledhje e deklarimeve dhe qëndrimeve të ndryshme që Bash aka mbajtur në lidhje me këtë çështje:

Basha deklaron se PD ka paguar vetëm 25 mijë dollarë në favor të Stonington Strategies dhe duket sikur kjo pagesë është publike dhe e deklaruar në përputhje me legjislacionin në Shqipëri dhe në SHBA. (por kjo pagesë nuk është deklaruar në KQZ).

Basha shton se PD nuk ka asnjë lidhje me Biniatta Trade LP, sepse nuk ka kontratë me të.

Basha ka deklaruar më parë gjate një dalje publike në emisionin Opinion, se shuma prej 500 mijë dollarë është kryer nga një fondacion shqiptaro amerikan, i cili ka bërë fund-reising midis shqiptarëve dhe me shumat e grumbulluara ka paguar Muzin.

Në fakt ne listën e pagesave që deklaron Muzin, si të kryera nga Biniatta (për llogari te PD) rezulton midis të tjerave edhe një shumë prej 500.000 USD.

Dyshimet:

1. Pse Biniatta ka kontraktuar 950 mijë dollarë shërbime, por deklarohen si te shlyera vetëm 150 mijë dollarë? (shiko ?pagesa e pare? e referuar më sipër nga VOA)

2. Pagesa në vleren 25 mijë USD konfirmohet si nga Basha ashtu edhe nga Muzin (shiko ?pagesa e dyte? e referuar nga VOA).

Pse Basha ka kontraktuar 75 mijë dollarë shërbime, (sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, ndërkohe që Basha njeh detyrimin dhe Muzin deklaron si të shlyera vetëm 25 mijë dollarë? Të dy duken të kenaqur me shlyerjen e 25 mijë dollarëve dhe duket sikur e quajnë kontratën të mbyllur. A mos ka patur edhe pagesa të padokumentuara askund, por që dihen dhe njihen nga palët ndaj asnjëra palë nuk ngre pretendime për to?

3. Pse Muzin deklaron se PD-ja ka paguar 500 mijë dollarë, kur nuk ka asnjë kontratë të lidhur me PD-në për këtë qëllim? (shiko ?pagesa e trete? e referuar nga VOA).

Me tej:

4. Pse Muzin deklaron nën përgjegjësi ligjore se kontrata me Biniatta Trade LP është lidhur për t?i shërbyer PD-së?

5. Pse Basha deklaron se 500 mijë dollarë janë pagesa nga një fondacion shqiptaro-amerikan, por nuk jep asnjë të dhënë identifikuese as për fondacionin, as për donatorët e tij?

Në çdo rast, gjëja e rëndësishme në këtë deklarim është se Basha ka konfirmuar praktikisht, se pagesa e 500 mijë dollarëve është bërë në dobi të PD-së dhe sidomos që ai është në dijeni të saj.

Për këtë shumë deklarimet e Bashës dhe të Muzin PËRPUTHEN. Me këtë pohim Basha indirekt konfirmon se palët kanë qenë jo vetëm dakord për shumën, por edhe për modalitetet e pagesës ashtu siç ajo është bërë në fakt. Mjegulla rreth burimit nga ka ardhur kjo shumë, duket sikur zbulon se dhe Muzin dhe Basha e dinë se pagesa 500 mijë dollarë është e paligjshme për legjislacionin shqiptar ose/dhe për legjislacionin e SHBA-së.

6. Pse Basha nuk sqaroi kurrë se përse një kompani guackë, pa asnjë lidhje të dukshme me Shqipërinë dhe me autoritetet e saj, kryen një shpenzim të konsiderueshëm monetar për të promovuar Shqipërinë? Pse ky shpenzim devijohet si financim në dobi të PD-së dhe askush në PD nuk shfaq as shqetësim, as kuriozitet dhe as nuk ndërmerr asnjë hap për të sqaruar prapaskenën e këtij financimi?

7. Pse Muzin, eventualisht keqpërdor marrëdhënien kontraktuale me PD-në për të fshehur burimin e të ardhurave kundrejt autoriteteve të SHBA-së dhe për PD-në ky deklarim (që nëse është i pavërtetë njollos PD-në), nuk përbën nevojë për të kontaktuar autoritetet amerikane dhe për të sqaruar pozicionin e PD-së.

8. Pse Basha deklaron se i ka bërë publike dhe i ka deklaruar shpenzimet e kryera në favor të Muzin, (Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies) kur kjo gjë nuk është e vërtetë?

Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies ka pasur objekt ?hartimin dhe zbatimin e fushatës politike për zgjedhjet e vitit 2017?. Si e tillë ajo ka qenë objekt i detyrimit për raportim menjëherë pas zgjedhjeve.

Në të njëjtën llogjikë edhe shuma prej 500 mijë dollarësh, (pavarësisht se kush ka qenë burimi i financimit, Biniatta ose fondacioni anonim shqiptaro-amerikan), duhet t?i nënshtrohej jo vetëm raportimit, por eventualisht (nga faktet e reja të lidhura me pronësinë), ndalesave të rrepta ligjore.

Ligji shqiptar nuk lejon donacione në shuma më të mëdha se 1 milion lekë nga një burim i vetëm në fushatë dhe nuk lejon asnjë lloj donacioni pa plotësuar një seri kërkesash proceduriale si deklarimi me shkrim i donatorit, kanalizimi i donacionit në llogari të posacme bankare etj.

Fakti është se të gjitha shumat e paguara në favor të Muzin për llogari të PD-së, me dhe pa kontratë nuk janë raportuar nga PD-ja, as në zërin të ardhura, as në zërin shpenzime.

Fakti është se PD-ja në KQZ ka raportuar vetëm shpenzime të kryera për konsulencë në dobi të:

–       Clearpath Strategies, në shumën 1.820.109 lekë;

–       Barnes & Thornburg LLP, dy pagesa në shumën 6.385.000 lekë dhe 6.200.000 lekë.

Nga ana tjetër PD-ja është dëshkuar me masë administrative gjobë nga KQZ-ja për mosdeklarim edhe për:

–       Konsulencë me kompaninë Murphy Vogel Askeë në vlerën 609.169 lekë sipas raportit të auditimit dhe në vlerën 663.769 lekë sipas raportit të monitorimit;

–       Me kompaninë Barnes & Thornburg LLP në vlerën 6.000.000 lekë sipas raportit të monitorimit.

Tani fjala i ka mbetur PROKURORISË./ CNA.al

Pse Basha ja mbath gjithmonë kur e thërrasin në Prokurori?

E thërret prokuroria/ Basha ?arratiset? në Bruksel, braktis protestën

Lobimet ruse federale të Amerikës/ Bashës i ngushtohet  laku

 

Skandali me lobimet e PD/ Tjetër dosje nga SHBA, Lulzim Basha gati të fundoset

Skandali me lobimet në SHBA/ Basha në fund të karrierës?!

DASH fundos Bashën/ Çfarë dorëzuan amerikanët në prokurori për lobimet 

Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha dogji mandatet nga frika e arrestimit

 





Lajmet e fundit nga