web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi/ Pas skandalit me vjedhjet emërohet Drejtor në Ministri (Emri)

14 Mars 2019, 18:31, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar emërimin e ish-drejtorit të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, Eduard Ahmetaj, i cili është akuzuar më parë për abuzime dhe vjedhje me rimbursimet e ilaçeve, në postin e drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas denoncimit në vend që të përndiqej penalisht, Ahmetaj ngrihet në detyrë. Ja çfarë shkruan Berisha:

?Hajnia si meritë absolute!

Lexonin denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor, Eduard Ahmetaj ish-drejtori i Fondit të Kujdesit të detyrueshëm shëndetësor pas vjedhjeve, abuzimeve me rimbursimet e ilaçeve dhe skandaleve në këtë institucion emërohet Drejtor i Përgjithshen nga ministrja Balluku, në qoftë se do të kishte shtet ligjor, Eduardi duhet të ndiqet penalisht për dëmin ekonomik të verifikuar nga KLSH dhe pasojat shëndetësore që kanë shkaktuar te pacientët, i korruptuar dhe me masa të lënë nga KLSH, Eduard Ahmetaj emërohet Drejtor i Përgjithshem në ministrinë e Ballukut?,- shkruan Berisha. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga