web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gara për Prokurorinë e Përgjithshme/ Zbardhen emrat e kandidatëve

14 Mars 2019, 15:06, Aktualitet CNA

Ditën e martë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë një mbledhje ku pritet të hapë garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ky post mbahet përkohësisht nga Arta Marku e cila pritet të jetë edhe një prej kandidateve që synon të marrë mandatin 7 vjeçar.

Marku që nga momenti që është emëruar në drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme ka pasur kontestime nga opozita për mënyrën sesi u zgjodh por edhe për drejtimin që i ka bërë institucionit të Prokurorisë.

Ndërkohë përballë Markut në garë pritet të jenë Adnand Xholi, Olsian Çela, Besnik Muçi, Henrik Ligori, Ervin Kondili dhe Plarent Ndreca./CNA.al





Lajmet e fundit nga