web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i DASH/ Bardhi: Shqiptarët bashkohen me 16 Mars

14 Mars 2019, 15:53, Aktualitet CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas Bardhit, DASH ka konfirmuar blerjen e votave në 2017-tën, gjithastu edhe nivelin e lartë të korrupsionit.

Në reagimin e tij Bardhi shkruan se shqiptarët do të bashkohen me 16 Mars.

?Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon blerjen e votave në 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Askush nuk ndëshkohet! Kundër blerjes së votave, kundër pandëshkueshmërisë, kundër korrupsionit, shqiptarët do bashkohen më 16 Mars!?,-shkruan Bardhi.

Më tej sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka cituar një frazë të raportit të DASH.

?DASH: Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsion për zyrtarët publikë, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët shpesh u angazhuan në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë?,-përfundon Bardhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga