Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Në vitin 1981 isha ende beqar. Kisha mbushur 33 vjeç dhe isha bërë problem në familje, në punë, në shoqëri. Mamja mi gjente ?nuset? me copa letre. Emri. Mbiemri. Puna. Ndonjëherë edhe foto. ?Porositë? I merrte në radhën e qumështit. Çdo ditë, në orën 3.30 të mëngjesit, vendosnin në radhë trastat me shishe. Sa të gdhihej, bëheshin grupe-grupe dhe qanin hallet. Futej këtu edhe halli im!
Për hir të vërtetës, shkova në dy adresa, i shoqëruar nga Mehdi Goxhaj, gazetar dhe vartësi im. Por ?dele pa qumësht?. Nuk na e mbushnin syrin. Kur isha me shokë, shumica të martuar dhe me fëmijë, më ngacmonin duke më treguar barcaletën e xhuxhit.
Takojë xhuxhi një çupkë. I kërkoi ndihmë xhuxhi, për të bërë çiçin. Kur ja nxori ?mikun? nga breçkat, çupka zgurdulloi sytë, sikur t?i kishte dalë qoftëlargu përpara. Normale. As në ëndërr nuk kishte parë ?mall të tillë??! Kur ja preku me dorë ?mikun?, I kaluan mornica nëpër trup.
-Xhan i tetës! Sa vjeç je??
-Tle te tle,- belbëzoi xhuxhi!?
Por më të vështirë e kisha në punë. Një ditë më ftoi për kafe Fatos Cekodhima. Kishte dy ?nishane?: Shef i sektorit ekonomik dhe sekretar i organizatës bazë të Partisë. Shkuam tek hotel ?Arbëria?. ( Sot ministria e Drejtësisë). U ulëm.
Duke pirë çajin, shefi nisi bisedën, ashtu larg e larg:
-Sa pranvera mbushe Mitro xhani?
-Tridhjetë e tre!
-Si historia e xhuxhit! Po pse nuk çiftose, apo të pëlqen të bredhësh lule më lule… Dëgjo një këshillë si mik: ky vit duhet të të gjejë të çiftosur! E kemi diskutuar beqërllëkun tënd të lashtë edhe në parti. Shokët janë të shqetësuar. Bile njeri pyeti:
-I ngre ?kandari? Mitros?!
Në orën dy u nisa për në shtëpi. Takova Namik Doklen. Në atë kohë punonte tek gazeta ?Puna?. Rrugën e bëmë bashkë. I qava hallin e fejesës dhe bisedën me Fatos Cekodhimën.
-Mos e bëj qejfin qeder! Do e gjejmë një nuse edhe për Mitron! Kam një komshie. Për ta pirë në kupë. Është në Akademinë e Arteve. Për pjano. Kam idenë se gazetarët duhet të kombinojnë me pjanistet. Për të qënë sakllam, një ditë mamaja e çupës i kërkoi gruas sime, që unë të luaja rolin e mblesit. Çupa të ka parë, kur kalon poshtë ballkonit të shtëpisë, dhe ka rënë në sevda me ty. Bile thotë:?O martohem me Mitro Çelën, o rashë e vdiqa?!? Duhet të shpëtojmë një jetë! … Nesër është e diel. A nuk vjen tek ne për drekë? Qefserja (gruaja) ja thotë për gatim: Do lësh thojtë! Me këtë rast i hedhim një sy edhe çupës!
Mamaja sa nuk ?fluturoi? nga gazi për haberin. Bëra edhe një detyrë shtëpije: çova në furrë një tavë me patate dhe pulë hungareze. Ja edhe furra e lagjes. Mbi tavolinë qëndronin 20-30 tava me patate. Të gjitha me pula hungareze. Pulat lakuriq, përmbys, me bythë përpjetë, të zhytyra si në krevat me patate, mu dukën seksi. Nga më erdhi kjo ide eksiq?
Diku, në një buletin te ATSH-së, kisha lexuar një kuriozitet nga Zelanda e Re. Një djalë, bënte seks me pula dhe rosa! Gazetari i ATSH-së e komentonte këtë fakt si një nga degjenerimet e shoqërisë kapitaliste! Koment bajat, mendova, duke kujtuar një bejte të mamasë: ?Lono Peçi burrë i zoti/ mori gomarë e kulloti/ i dha ujë e ujë s?piu/ ngriti bishtin dhe ja shtriu…?
Ndërsa në kodin penal të Enverit shkruhet: ?Burrat që bëjnë seks me kafshë, quhen zofillias. Kush kapet në flagrancë, dënohen me 10 vjet burg.?…
Derën ma hapi Namiku. Qefserja po shtronte tavolinën. Pulë me patate.
-Pse qesh,- më tha e zonja e shtëpisë. Nuk të pëlqen tava?
-Jo,- i thashë.-Tavë lash në shtëpi. Tave me patate gjeta edhe këtu. Ka ardhur furnizimi me pula nga Hungaria. Sot Tirana ka një meny?!
– Mitro! Është shaka me zarar kjo puna e pulës. Koço Kosta shkroi një novelë. Mes të tjerave shkroi. “Një ditë i gjithë pallatit dhe lagjja mbante ere speca të skuqura. Një ditë tjetër i gjithë pallati kishte gatuar pulë me patate…Dhe Koçoja ka shkuar për edukim!…”
Po sebepi i drekës? Shkuam për vizitë çifti Dokle dhe unë. Derën na e hapi kandidatja për vjerrë. Zot o Theo! Një grua e gjatë. Bionde me lesh të verdha natyrale. Ende nuk ishte futur moda e lyerjes së flokëve. Sy bojëqielli.
Më përqafoi. Unë përfitova nga rasti dhe i zgjata buzët në sinorët e buzëve të biondinës. Ajo më shtërgoi si dhëndërr. Pa shenjtazi. Mua sikur më zuri tartakuti, kur preka një gjoks të fortë. Natyral. Pa korse. Në atë mot unë i urreja korsetë e çupave: Më dukeshin si burra me maska!
Kur vjerra kandidate po përqafohej me Qefseri, i them Namikut nën zë: ? Po qe e bija si e ëma, po e ndajmë që sot fjalën për fejesë dhe martesë!? Zumë vend rreth reth tavolinës. Hodha sytë në aneks. Një tavë e mbuluar me gazetë: Pulë me patate…Buzëqesha…
Biseda kodra pas bregut. Më në fund në prag të derës, me tabaka në dorë u duk vajza. I dridheshin duart nga emocioni. Mua të parit, më zgjati një kupë me liko qershie. ?I ka bërë vajza,- tha kandidatja për vjerrë.-I ka pasion likotë, sepse edhe ne shoku Mitro, jemi nga Përmeti.? Në fakt likoja ?zbukuroi? tavolinën. Kishte ngjyrë ari. Por unë nuk kisha qrdhur për të shijuar likonë. Isha mysafir për të ?shijuar? çupën! Ruana Zot! E shkurtër. Gjoks – drasë…Kur çupa u largua, problemi ishte si të dilja nga situata, pa prekur sidomos ish kandidaten për vjerrë.
-Si të duket vajza,- pyeti Namiku!
-Vajza nuk ka të sharë. Por unë e kam një problem. Nuk kam pjano në shtëpi?!
-Pjanon vajzës ja kemi taksur në pajë,- foli mamaja e çupës.
– Problemi është se në pallatin ku unë banoj, shkallët janë shumë të ngushta. Nuk kemi nga e futim pjanon!
Ironia ime qëlloi në ?shënjë?. Kur po pinim kafenë, nga dhoma u dëgjua një ngashërimë…
Kur po shkruaja këto radhë, përzura kujtimet dhe vazhdova të flas me vete. Në epokën e tavës me pulë hungareze, ishte e vështirë të gjënje grua. Demokracia ka rregulla të tjera: Më të bukura, më moderne, më të fisme. Të pëlqen një çupë!… Puthe dhe hidh kupa, siç thoshte Kajami kur jetonte mes të gjallëve… U ngope?.. Ndërro gjëllën: Përmbys kupën dhe zërë të puthësh ndonjë çupë tjetër?Sipas Konfucit: Martesa është vepër. Ndarja kryevepër!
Policia ka identifikuar dhe proceduar penalisht autorin e vj...
Ditën e martë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvilloj...
Partia Demokratike, përjashtoi deputeten Rudina Hajdari, e c...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një posti...
Fjalët janë boshe, veprimet janë ato që vlejnë.Jo të gjithë ...
Policia e Shtetit gjatë operacionit “Maranaj” në qytetin e S...
Ti nuk je më pak se një djalë!” Gjëja e fundit që dëshiron q...
Mund t’ju ketë ndodhur që kur keni prekur dikë të jeni dredh...
Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në n...
Ish kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, ...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, po rikthen masivisht në...
Hiperpigmentimi i lëkurës, ose siç i njohim në gjuhën e përd...
Gjatë ditës së sotme kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon një...
PeshorjaTë lindurit nën shenjën e Peshores do të jenë shumë ...
Vendosni një enë me oriz dhe me pak karbon në tualet, kjo do...
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michae...
Këpucët me majë apo ato me majë rrumbullake kanë ndenjur shu...
Kompozitori Limoz Dizdari, gjatë fjalës së tij në Tryezën e ...
Ndihmon në rritjen e flokëveNëse flokët e tu janë të mbushu...
Grupi i Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tir...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...