Zgjidh një buzëkuq dhe zbulo diçka mbi personalitetin tënd
Ja çfarë thotë zgjedhja jote për personalitetin tënd:1. BUZË...
Gjyqtarja Alma Brati e cila u tërhoq nga gara për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, të hënën do të përballet me vendimin përfundimtar të Vettingut.
Në fakt, Brati e ka kaluar Vettingun, sipas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Por, i njëjti vendim është ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik Darjel Sina.
Komisioneri Publik pretendon se KPK nuk i ka kryer si duhet hetimet mbi pasuritë e gjyqtares Alma Brati. Sipas Sinës, KPK nuk ka verifikuar nëse nëna e saj dhe ish-bashkëshorti kishin burime të ligjshme pasurie.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zhvilluar më datë 5 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati.
Ndërkohë, trupi gjykues është ende në pritje të një dokumenti nga autoritetet tatimore italiane, kërkuar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
Në seancë, Komisioneri Publik, Darjel Sina ka kërkuar revokimin e vendimit për marrjen e këtij dokumenti nëpërmjet autoriteteve shtetërore italiane, duke ia lënë subjektit të rivlerësimit barrën e sjelljes së kësaj prove sipas një formulari tip të përcaktuar.
Por, trupi gjykues ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për revokimin e vendimit për marrjen e provës nga autoritetet tatimore italiane si dhe të mos pranojë kërkesën e Komisionerit Publik, në këtë moment procedural, për kalimin e barrës së provës subjektit të rivlerësimit Alma Brati.
Konstatimet e Komisionerit Publik
Sipas Komisionerit Publik, Darjel Sina KPK nuk ka hetuar mbi burimin e dy huave që kishte marrë gjyqtarja Alma Brati.
Nuk ka hetuar mbi pasurinë e nënës së gjyqtares, së cilës i kishte dhuruar Bratit 1.8 milion lekë dhe mbi burimin e pasurisë së një të afërmeje të gjyqtares, e cila i ka dhënë asaj një hua 25.000 euro.
Por, sipas KPK-së këto para ishin përdorur nga gjyqtarja në vitin 2015 për blerjen e një apartamenti, i cili kushtonte 80 mijë euro.
Sipas komisionerit Sina, justifikimi i pasurisë i pranuar në këtë rast nga KPK ishte i pamjaftueshëm.
Më tej Sina argumenton se edhe pse nëna e gjyqtares ka pasur një depozitë bankare me vlerë 12 mijë euro deri në vitin 2006, nuk mund ta justifikojë dhënien e 1.8 milionë lekëve në vitin 2016, pasi rezulton se llogaria ishte mbyllur dhjetë vjet më herët.
Gjithashtu Komisioneri Publik, pretendon se nëna e gjyqtares nuk ka qenë në gjendje të kënaqshme ekonomike përgjatë viteve 2006-2016, dhe në këto rrethana nuk ka pasur ku t’i gjej 1.8 milionë lekë për t’ ia dhënë vajzës.
Probleme, Komisioneri Publik Darjel Sina, pretendon se ka konstatuar edhe me të dhënat e pasurisë për ish-bashkëshortin e gjyqtares, në lidhje me një pension ushqimor.
Sipas Sinës, kishte një mospërputhje prej 240 mijë lekësh mes shumës se përmendur në deklaratën për Vettingun prej 3.1 milion lekësh , krahasuar me deklaratat periodike vjetore, ku shuma rezulton 2.9 milion lekë.
?Për këto të ardhura nuk ka asnjë dokument provues mbi vërtetësinë dhe ligjshmërinë e tyre, fakt i cili ndikon edhe në analizën financiare negative mbi likuiditetet dhe pasuritë e subjektit të rivlerësimit?, thuhet në vendimin e Komisionerit Publik.
Por, KPK në vendimin e saj arsyeton se gjyqtarja Brati nuk ka pasur për detyrim të shpjegohej për pensionin ushqimor.
Komisioneri Publik dyshon, se duke iu referuar deklarimeve të gjyqtares, kjo e ardhur është përdorur edhe për qëllime të tjera.
“Ish-bashkëshorti i Bratit nuk kishte mundësi finaciare për të garantuar shuma të tilla kesh dhe se ai vetë ka pranuar për KPK ?se shumën 1.000.000 lekë e kishte marrë hua tek disa shokë?, thuhet në vendimin e Komisionerit Publik.
Alma Brati është emëruar gjyqtare në vitin 2007. Më parë, ajo ka punuar si juriste në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë./CNA.al
Ja çfarë thotë zgjedhja jote për personalitetin tënd:1. BUZË...
Kryeministri Edi Rama në fund të vitit të kaluar bëri pjesë ...
Nga Dritan HilaNëse ka efekt protesta e PD, mund të thuhet s...
Dje në mbrëmje në emisionin Xing me Ermalin, ish-deputetja e...
Një sharje e pashembullt në historinë e takimeve ndërkombëta...
Një fushatë ndryshimesh ka përfshirë kupolën e lartë të Poli...
Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka...
Ditët e fundit temperaturat na kanë bërë të besojmë se pranv...
Një fushatë e ndërmarrë sëfundmi nga personazhet të njohur s...
Rreth dy vite më parë, dy personazhet e njohur dhe mjaft të ...
Ditën e 8 marsit, këngëtarja e talentuar Tuna gjatë një konc...
Mbrëmjen e se shtunës, i ftuar në emisionin “Dua të të bëj t...
Parashikimi i yjeve nga astrologia e njohur Meri Shehu për d...
Vetëm për dy vite Dua Lipa ka arritur të marrë ndër çmimet m...
Dashi është impulsiv dhe kërkon aventurën. Nuk ka një ditë t...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajt...
Kryetari i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian...
Projekti për ndërtimin e një termocentrali në qytetin e Korç...
Lulzim Basha e drejton Partinë Demokratike prej gjashtë vite...
Ish-deputetja demokrate Grida Duma, ka thënë se PD ishte kth...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...