web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërhiqet Nikolla/ Anullohet VKM për provimet e mbartura

6 Dhjetor 2018, 12:07, Aktualitet CNA

Pas tre ditësh protesta nga studentët për heqjen e tarifave për provimet e mbartura, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve ku është marrë vendimi për këtë pakënaqësi të studentëve.

Në një deklaratë për mediat Nikolla ritheksoi edhe njëherë se ndryshimin e tarifave e kanë në dorë vetë universitet dhe jo qeveria.

“Qeveria nuk bën as ulje as ngritje të tarifave të studimit, janë unuiversitetet ata që vendosin për çdo tarifë. Sot buxheti i shtetit mbulon mbi 70% të kostos reale të studimit të 80% të programeve të studimit.?-tha ministrja.

Në fund të fjalës së saj ministrja bëri me dije se qeveria do shfuqizojë vendimin për tarifën për provimet e mbartura.

?Ndërkohë që sot qeveria do shfyqëzojë vendimin për tarifën e provimeve të mbartura.?-mbylli fjalën e saj Nikolla./CNA.al





Lajmet e fundit nga