LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas derës së Xhafajt apo pas Twitterit të Ramës

27 Tetor 2018, 12:51, Aktualitet CNA
Pas derës së Xhafajt apo pas Twitterit të Ramës

Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar disa ditë më parë se do ketë zhvillime sa i takon goditjes së segmenteve të krimit të organizuar në vend. Nga konferenca e përbashkët për shtyp me kreun e Policisë Federale gjermane, Dieter Romann, Xhafaj dha një mesazh edhe për gazetarët.

?T?ju  jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Ardin dhe Gentin (përkatësisht drejtori i marrëdhënieve me publiuin dhe zëdhënësi), se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë.?-deklaroi Xhafaj disa ditë më parë.

Ndërkohë, rreth një javë më pas, pikërisht mëngjesin e sotëm, erdhi një lajm i papritur. Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Twiiter njoftoi se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Pra, ndërkohë që gazetarët prisnin pas derës së Xhafajt, në fakt duhej të prisnin Twitterin e Ramës, për lajme interesante, siç paralajmëroi Xhafaj. Mesa duket kot rrinë pas dyerve të ministrisë së Brendshme, se lajmet më të bujshme erdhën pas ?Twitterit? të Edi Ramës./CNA.al

E papritur/ Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Lajmet e fundit nga