Ben Blushi dhe Topi i tij, si “vrasës” me pagesë për Rilindjen – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ben Blushi dhe Topi i tij, si “vrasës” me pagesë për Rilindjen

Publikuar

-

Dje në Top Channel, rreth një muaj pasi Fatmir Xhafaj u largua nga drejtimi i ministrisë së Brendshme, në një kronikë të paralajmëruar, duke përdorur “Topin” e tij, Ben Blushi u kthye në një “vrasës me pagesë” për Rilindjen.

Prej më shumë se një viti në krye të Top Channel nuk kishte pasur asnjë kronikë, asnjë të vërtetë për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, përkundrazi, shikohej edhe një mbështetje nga Top Channel, për shkak edhe të lidhjeve të tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.

Po pasi Fatmir Xhafaj la detyrën e ministrit të Brendshëm dhe Edi Rama e hodhi në koshin e plehrave, dikush duhej ta sulmonte.

Xhafaj ruante profilin e një njeriu të fortë, që kishte ikur nga ministria e Brendshme, perceptuar edhe nga mediat pranë qeverisë se po ikte në kulmin e tij të suksesit dhe se lëvizja e tij ishte e gabuar.

Por kjo nuk i pëlqen Rilindjes, Ramës apo edhe vetë Ben Blushit, që përdoret si “vrasës me pagesë” për karrierën politike, kur ky duhej të zhdukej nga qarkullimi.

Dje me një kronikë që nuk kishte asgjë të re, por ishte një përsëritje e të gjitha akuzave të thëna nga media dhe opozita, Ben Blushi në emër të Rilindjes, “vrau” në opinionin  publik Fatmir Xhafajn, për t’i zhdukur çdo fije respekti që i kishte ngelur diku.

Dje Ben Blushi renditi disa fakte, që herë pas here i thoshte si ekskluzive dhe të pathëna ndonjeherë, kur në fakt të gjitha ishin të ditura dhe dhjetëra herë të denoncuara.

Rasti i pallatit të Fatmir Xhafajt në Pogradec nuk ishte një rast i ri, atë e dinë shumë mirë pogradecarët. Për të është folur dhjetëra herë dhe është denoncuar nga opozita në jo pak konferenca shtypi, shkrime apo materiale të publikuara.

Që Fatmir Xhafaj ishte një ministër i dështuar i qeverisë “Nano”, që e tradhëtoi atë dhe që pati shumë përplasje, kjo është një histori jo vetëm e ditur, por e stërthënë.

E për vëllain e tij Alban Qazimin për të cilin Ben Blushi pretendonte se është një kronikë e dhënë për herë të parë, kjo nuk është e vërtetë.  Janë shkruar me dhjetëra materiale, sesi Etilda Gjonaj dhe Përmbarimi Shtëtëror dhe të tjera institucione ishin vënë në shërbim të kësaj kompanie, e cila po fitonte miliarda.

Të gjitha janë thënë e stërthënë. Edhe fotoja me ish-diktarorin Enver Hoxha kishte dalë. Dhe që Fatmir Xhafaj ishte një ministër i dështuar i qeverisë së Rilindjes, edhe kjo është thënë në dhjetëra shkrime.

LEXO EDHE:  Spartak Braho trondit politikën/ Rama do të bjerë nga pushteti

Por, këto Ben Blushi nuk i thoshtë gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm, por pasi Rama e largoi nga detyra. Dhe dje, bëri rolin e “vrasësit me pagesë” për ta “ekzekutuar” politikisht Fatmir Xhafën, duke bërë një përmbledhje të të gjitha kronikave, lajmeve të vjetra apo ngjarjeve historike të Fatmir Xhafajt, të cilave iu vuri një sfond muzikor, i montoi dhe urdhëroi që të përdoreshin për të mos i lënë më asnjë lloj mundësie Fatmir Xhafajt që të ngrinte kokën.

Gjithësesi kjo është një luftë e neveritshme brenda Rilindjes, ku ka milituar Ben Blushi, i cili tashmë nga një armik i pakundërshtueshëm është kthyer në partizanin e saj.

Faktet e dhëna janë të vërteta dhe askush nuk i diskuton, por ajo që është imorale, lidhet vetëm me një detaj.

Top Channel nuk e sulmoi asnjë sekontë dhe as nuk foli për Fatmir Xhafajn, kur ky ishte ministër i Brendshëm. Për më tepër, as vetë Ben Blushi nuk tha asnjë fjalë kur ai drejtonte Reformën në Drejtësi. Nuk i përmendi kurrë nga Parlamenti këto akuza. Ashtu sikundër dje për herë të parë dolën në Top Channel, ndërkohë që kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm,  Top Channel nuk guxoi të thoshte një fjalë.

Prandaj, me plot gojë dhe pa asnjë diskutim mund të themi se pëdorimi si “vrasës me pagesë” i Ben Blushit për të shkatërruar figura politike është stili i ri i Rilindjes dhe i Edi Ramës, që tashmë e ka marionetën e tij në krye të Top Channel./ CNA.al

Shkarkimet dhe emërimet në Ministrinë e Drejtësisë?/A do ta mbrojë Fatmir Xhafaj në Prokurori, ministren Etilda Gjonaj?

Emërime klanore në Ministrinë e Drejtësisë/ Ja, kush është emëruar me urdhër të Fatmir Xhafajt

Ministrja kushtëzon Deutsche Welle/ Gjonaj se “lëshon” Xhafajn

Pse Xhafaj duhet të japë dorëheqjen sot

Me çfarë e kërcënon Xhafaj, kryeministrin Rama?

SUPERBIG-ministri që drejton dy ministri dhe një institucion të pavarur

Xhafaj iku, por drejton dy institucione  

Foto/ Kur Fatmir Xhafaj shëtiste me Hekuran Isain

Fatmir Xhafaj “dëshmori” pa lavdi i Edi Ramës

Fatmir Xhafaj nga enverist në rilindas i Edi Ramës/ Pse duhet Vetting për ministrin e Brendshëm?

Fatmir Xhafaj, komunisti që nuk jep dorëheqje

Xhafaj, si dështim i Ramës, ndërkombëtarëve dhe kazanit/ Kadri Hazbiu i kohëve moderne

Rrëfehet e persekutuara e komunizmit: Fatmir Xhafa na torturonte dhe na kërkonte florinjtë

Vëllai i Fatmir Xhafajt si Elvis Roshi  

Pas derës së Xhafajt apo pas Twitterit të Ramës

Shifrat alarmante të vrasjeve/ Si mashtron Xhafaj

Aktualitet

KLP zgjedh drejtuesit e rinj të Prokurorisë

Publikuar

-

By

Mbledhja e Keshillit te Larte te Prokurorise

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e ditës së sotme, ndër të tjera ka miratuar edhe drejtuesit e përkohshëm të Prokurorisë.

Mësohet se me votë unanime, Altin Dumani u caktua përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda. Ky vendim erdhi pasi pasi KPK shkarkoi Artan Bajmanin pasi ky i fundit nuk kaloi sitën e vetingut.

Ndërkohë, Rozeta Qirjaqi u caktuan me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë, ndërsa u miratua me 7 vota pro, 4 kundër, caktimi i prokurorit Ardjan Nezha  për të dytën herë në Prokurorinë e Pukës.

LEXO EDHE:  Ish ministri ironizon Ramën/  “Shumëzon me zero të gjitha trapëlliqet”

KLP vendosi gjithashtu se nga sot mbledhjet do bëhen me dyer të mbyllura.  Gjatë mbledhjes u miratua me shumicë votash projekt rregullorja për zhvillimin e shortit për përzgjedhjen e dosjeve në kuadër të procesit të rivlerësimit dhe projekt rregullorja për angazhimin e prokurorëve në veprimtari jashtë funksionit.

Tashmë Prokurorët mund të angazhohen në mësimdhënie 2 orë/ javë brënda orarit zyrtar./ CNA.al

KLP-ja miraton gjashtë këshilltarët/ Zbardhen emrat

Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Arta Markut/ Përgjigjet KLP

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Arta Markut/ Përgjigjet KLP

Publikuar

-

By

Kryeprokurorja e Perkohshme, Arta Marku, duke hyre ne nje takimi me prokurore, te organizuar nga EURALIUS, per ti bere thirrje prokurorve qe te aplikojne per tu bere pjese e Struktures se Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK, ne Hotel Tirana.

Këshilli i Lartë i prokurorisë ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e opozitës, për shkarkimin nga detyra të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Në mbledhjen e sotme, KLP-ja e cilësoi këtë kërkesë të opozitës jashtë kompetencave të saj.

Kujtojmë këtu se grupet parlamentare të PD dhe LSI depozituan në datë 29 Janar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Takimi në Gjirokastër/ Qytetarët “pritë” Ramës

Publikuar

-

By

Në kuadër të turit “Për Bashkinë që duam”, kryeministri Rama ka udhëtuar sot drejt Gjirokastrës.

Por, ndërkohë ashtu siç ndodhi edhe gjatë vizitës së tij në Pukë, Rama është “surprizuar” nga qytetarët.

Mësohet se një grup qytetarësh me në krye Tritan Shehun kanë bllokuar rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa për të mbarvajtur protestën dhe për të shmangur incidentët ka forca të shumta policie.
Shehu u shpreh se, “Kjo është një protestë kundër varfërisë, ne jemi këtu për të thënë Rama ik. I gjithë qarku i Gjirokastrës është i blinduar pasi ky njeri ka frikë nga qytetarët, përpiqet që të fshihet pas uniformave blu.”./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:35 - 21 Shkurt, 2019

Arrestohet ish Kryetari i  Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi në orët e vona të pasditës të së mërkurës ish-Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë,...

Aktualitet18:46 - 19 Shkurt, 2019

Senatori Sanders provon sërish/ Njofton kandidaturën për presidencialet

Listës së demokratëve që duan të përballen me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, iu shtua të...

Aktualitet09:00 - 19 Shkurt, 2019

Horror/ 18 vite në frigoriferin e së motrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci, ku një grua e cila ishte zhdukur që në vitin...

haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen
Aktualitet16:05 - 18 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Nuk tërhiqet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një vizite në kompleksin memorial në Gllogjan ndër të tjera ka folur edhe rreth...

Aktualitet09:35 - 18 Shkurt, 2019

 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik ka pohuar se arriti...

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Aktualitet20:10 - 10 Shkurt, 2019

“Jelekverdhët” përmbytin bulevardin “Champs Elysees”

Nё Francё sёrish lёvizja “jelekverdhёt” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13 herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga...

Aktualitet19:55 - 10 Shkurt, 2019

Shkundet koalicioni qeverisës/ Qindra mijёra protestues nё Romё

Jo vetëm Serbia por edhe kryeqyteti italan, Roma, është pëtfshirë nga protesta masive ku janë pjesëmarrë qindra mijëra vetë. Sikurse...

Trending

Read previous post:
Video-Bush përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës/ Im atë na dha besim

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, u përlot teksa mbante fjalimin e lamtumirës për të atin,...

Close