Vrasja në Bularat/ Deklarata e fortë e ish-kryeministrit Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së dje...
Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen nga detyra e Ministrit të Brendshëm, në mënyrë të beftë, kur priteshin të tjera aksione ashtu siç ai kishte paralajmëruar, ministri iku dhe la me ?gisht në gojë?, kryeministrin, qeverinë, kazanin e saj dhe veten e tij.
Kryeministrin për faktin se ky i fundit po përpiqet ta quajë të sukseshëm ministrin pa moral politik në krye të institucionit më të rëndësishëm në vend. Pa moral sepse Fatmir Xhafaj duhet të ikte që ditën e parë, sapo u publikua dosja e vëllait të tij. Që ditën kur Enkelejd Alibeaj tregoi me dokumenta se vëllai i ministrit ishte dënuar me burg në itali si trafikant.
Kjo nuk ndodhi, Xhafaj shpëtoi me skandalin ?Babale?, ndoshta të sponsorizuar edhe prej tij dhe filloi rezistencën. Në fakt Shqipëria po përgjakej, vrasje e krime çdo ditë, por Ministri Enverist i Shqipërisë, zgjodhi të kryente dy operacione, me informacione ofruar nga partnerët ndërkombëtarë, një në Shkodër dhe një tjetër që fillonte në Has dhe shpërndahej në të gjithë Shqipërinë. Doli dhe reklamoi sukseset duke tentuar të ngrejë lart ?lavdinë? dhe sukseset e tij, por ende pa u fryrë mirë iku me bisht në shalë.
Rama dhe kazani pranë tij kërkuan ta shisnin si të lavdishëm, dikush shkoi deri tek fakti se iku vetë kur i donte qejfi, por Xhafa iku me bisht në shalë pas përplasjeve të forta me kryeministrin, të cilit po i kthehej ne rrezik për shkak se ishte në qendër të sulmeve të opozitës me dhe pa bazë. ?E vrau? Rama si Enveri, Kadri Hazbiun.
Fatmir Xhafaj ishte një dështim i Edi Ramës në krye të ministrisë së Brendshme. Drejtoi një institucion ndaj të cilit u shtuan akuzat për korrupsion. Xhafaj nuk u soll si ministër, por si një xhandar që hakmerej ndaj punonjësve, policëve, bashkëpunëtorëve të paraardhësit dhe shpërblente këdo që i lëpihej atij apo kryebashkiakut Veliaj, pa folur për flirtin dhe ?dashurinë? me Ilir Metën.
Fatmir Xhafaj ishte një dështak në krye të ministrisë së Brendshme, ishte i vetmi ministër në Europë me vëllanë e denuar si trafikant që nuk levizte nga karrigia me gënjeshtrat se e mbështesnin ndërkombëtarët, të cilët kur iku nuk thanë as edhe një fjalë. Ç?ka ngre dyshime se kanë qenë ata që i vunë drunë, dhe Rama e ekszekutoi urdhrin pas një sherri të stimiluar.
Në fakt përtej sherrit të fundit, përplasjet e Xhafës më Ramën janë të vjetra dhe fillojnë që më luftën që zhvilloi ndaj Saimir Tahirit apo ministrave të tjerë të qeverisë. Xhafaj nuk ishte ministri shenjtor i qeverisë, por njeriu që punoi me Veliajn dhe Metën për të turbulluar politikën në qëllim të mbijetesës personale. Në qarqet politike pretendohet se Xhafaj nga kanalet e tij ka çuar informacione tek Lulzim Basha për ministra të Edi Ramës. Këto mund të jenë dhe ?gurët kundër shtëpisë?, që deklaroi kryeministri në Lushnjë.
Por si dështim në fakt ai është ekskluzivitet i Ramës dhe kazanit të tij mediatik që po përpiqen ta shpallin si hero apo të suskseshshëm. Një Kadri Hazbi modern, të vrasin politikisht dhe të mbrojnë mediatikisht.
Tani deputeti Fatmir Xhafaj, dje ?i preferuari? i kryeministrit dhe ndërkombëtarëve, është viktima e tyre dhe Ramës që askush nuk do ta shohë me sy, as për merita dhe as për paaftësi, por për intrigat dhe qelbësirllëqet që e ndoqën pas si ministër apo ato që ndërtoi vetë.
Xhafaj iku me turp pa lavdi, iku si një ish-komunist dhe enverist, iku si një i paaftë, iku si një hakmarës, iku si vëllai i një trafikanti, iku si një dështak i pavlerë në politike. Pastë këmbën e mbarë dhe me të tjerë të sojit të tij/ Elvi Fundo- Shkruar për CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së dje...
Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme t...
Jessie Lipskin ka shpenzuar një shumë të madhe parash për të...
Gripi është dhe viroza më e përhapur në këto ditë të ftohta....
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se nuk do të...
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ka reaguar pas vrasjes së mino...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, ku n...
Kompania amerikane e pajisjeve teknologjike, Apple ka njoftu...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sot ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sot ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar sot të tjera d...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar se është tronditur nga ngjar...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin...
Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me vrasjen e 35-vjeç...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sot ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ditën e sotme do të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrje...
Një protestë e dhunshme ka sjelle tensione sot në qendër të ...
Braynt Goldbaxh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi ...
90 ditë më parë, Demi Lovato iu nënshtrua rehablitimit për t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...