Pjesë e Konferencës së Bllokut Lindor/ Rama batuta: Tani e dini se jam piktori më i madh mes kryeministrash
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në konferencën V...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në konferencën V...
Konsultime tek dy partitë kryesore gjermane. Tek CDU kandidatët kanë filluar garën për pasardhësin e Merkelit, ndërsa SPD duhet të gjejë rrugëdalje nga kriza e thellë pas rezultateve rrënuese në zgjedhjet e dy landeve.
Në të vërtetë konsultimet e kryesisë së CDU-së që filluan të dielën (04.11.) e përfundojnë të hënën, janë takime të zakonshme që në situata normale nuk tërheqin vëmendjen. Por prej deklaratës së kancelares Merkel, se nuk do të kandidojë më për postin e kryetares së CDU-së në kongresin e partisë në dhjetor, situata në këtë parti është ndezur. Pasi në këto konsultime nuk bëhet fjalë thjesht për përgatitjen e kandidatëve për kongresin e partisë, por edhe për një korrigjim kursi të partisë në të ardhmen pas largimit të kancelares, Merkel.
Në takimin dy ditor, kryesia e partisë pritet që të nxjerrë një plan veprimi për kongresin e në dhjetor në Hamburg, ku do kurorëzohet njëri nga kandidatët si kryetar i partisë e mënyrën e prezantimit të tyre. Në konferenca rajonale, kandidatët kryesorë, Anneggret Kramp-Karrenbauer, Jens Sphan dhe Friedrich Merz pritet të paraqesin para bazës së partisë në lande programin e tyre. Në deklaratën e përbashkët, krerët e degëve kryesore të CDU në bazë kanë nënvizuar se ata duan të dinë se si kandidatët ?do t’i forcojnë dhe përfshijnë degët nga ana politike, strukturore e organizative”. Për CDU është e rëndësishme, tha Daniel Günther, kryeministër i landit Shlesvig-Holshtajn që sa më shumë anëtarë të partisë të ?krijojnë një imazh për kandidatët në bazë.” Fakti që ka disa kandidatë, Günther e sheh si shenjë të fuqisë së partisë dhe optimizimit.
Në qendër apo djathtas?
Duket se brenda CDU-së është ndezur edhe debati për orientimin politik të partisë konservatore. Politikani i CDU, Daniel Günther i rekomandon partisë konservatore të mos largohet nga orientimi i saj politik i ?qendrës”, i ndjekur në vitet e fundit nga kancelarja Merkel. ?Nuk duhet të ndahemi nga kursi i qendrës i viteve të fundit”. Para fillimit të konferencës në Berlin, Daniel Günther tha, se ?kursi i partisë në shkuarën ishte kursi i duhur.” Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Günther del kundër kërkesave të kandidatit, Friedrich Merz dhe sidomos Jens Spahn që kërkon një ndryshim kursi të partisë konservatore dhe kalimin e saj në thelbin e djathtë konservator. Spahn kërkon madje edhe ?ndryshim stili” në parti.
Sidomos në politikën e migracionit, kandidati Jens Spahn kërkon një politikë më të ashpër. Jens Sphan distancohet nga pakti i migrimit të OKB-së, që është pjesë e debatit aktual, pas largimit të Austrisë prej tij dhe disa vendeve të tjera. ?E rëndësishme është që Gjermania të ruajë sovranitetin e saj të kontrollojë dhe kufizojë migracionin”, tha Spahn për ?Welt am Sonntag.” Ai kërkoi një verifikim të plotë të paktit. Edhe kryeministri i landit, Renani-Veriore Vestfali, Armin Laschet e paralajmëroi partinë nga një kthesë djathtas në të ardhmen.
SPD në kërkim të rrugëdaljes nga kriza
Konsultime zhvillon edhe Partia Socialdemokrate. Pas rezultateve historikisht të SPD- së, ajo po kërkon tani një strategji të re për daljen nga kriza e thellë, ku ndodhet. Kryetarja e kësaj partie, Andrea Nahles, para konsultimeve dyditore që filluan të dielën në mbrëmje në Berlin, doli në ofensivë. Ajo i tha gazetës “Süddeutsche Zeitung”, se e drejton me ?forcë, pasion dhe besim” partinë. ?Nëse dikush mendon, se di ta bëjë këtë më shpejt apo më mirë këtë, le të ngrejë zërin”, tha Nahles. Për konsultimet dyditore, Nahles dhe Sekretari i Përgjithshëm, Lars Klingbeil kanë përpiluar një dokument gjashtë faqësh. Por zëvendëskryetari i partisë, Ralf Stegner i krahut të mjaftë brenda partisë, ka paraqitur një koncept të tijin për daljen nga kriza. Aty vihet në pikëpyetje edhe qëndrimi i mëtejshëm i SPD në koalicionin qeverisës në Berlin.
Brenda Partisë Socialdemokrate është ndezur një debat i fortë pas rezultateve rrënuese në zgjedhjet në landet e Hesenit dhe Bavarisë. Zërat kritikë të koalicionit qeverisës kërkojnë daljen nga koalicioni me bazë të gjerë. Pritet që në konsultimet dyditore, SPD të përcaktojë një kuadër kohor për zbatimin e projekteve themelore të qeverisë, që mbajnë vulën socialdemokrate.
Kryetarja e partisë, Andrea Nahles kërkon që të mos merret parasysh kërkesa e një pjese të socialdemokratëve për ta afruar në kohë kongresin e partisë, të planifikuar për fundin e vitit 2019, për të vendosur më herët për të ardhmen e koalicionit. Nahles u shpreh, se SPD duhet tani të flasë për përmbajtje dhe jo debate kohore dhe ndërrim personeli. Megjithatë edhe ajo e pranoi se gjendja e partisë është ?shumë serioze.” Një sondazh i Emnid për gazetën ?Bild am Sonntag” e nxjerr SPD me 14% të votave, një rënie tjetër e fortë e kësaj partie. Ish-kryetari i kësaj partie, Sigmar Gabriel paralajmëroi nga ?humbja e rëndësisë së kësaj partie”. ?Duhet shumë përpjekje për ta penguar këtë”, tha Gabriel./DW
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro postoi në rrjetet social...
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar Lëvizjen ...
Vendimi i Angela Merkelit për t’u tërhequr nga drejtimi i CD...
Moti i keq në Itali u ka marrë jetën të paktën 12 personave....
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fus...
Historiani Arben Llalla është shprehur se gjatë meshës së mb...
Instituti i Studimeve Politike ka treguar se ka një hendek ...
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet...
Prej disa ditësh reperi i njohur Stresi ndodhet pas hekurave...
Gazetari Mero Baze ka shkruar një artikull, në të cilin sjel...
Qendra Kombëtare e Urgjencës ka reaguar pas deklaratës së de...
Debati mes moderatorit Ermal Mamaqi dhe të dashurës së bloge...
Aktori Julian Deda i është drejtuar deputetes Oriola Pampuri...
Gazetari Bledi Mane është shprehur se dikush duhet t’i flasë...
Mbrëmjen e sotme trafiku është rënduar në autostradën Tiranë...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një njoftimi me...
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa u shpreh në një postim në rrjet...
Ish-oficeri i Vlorës Dritan Zagani ka reaguar për dorëheqjen...
Avokati Altin Goxhaj ka folur në lidhje me vrasjen 35-vjeça...
Policia e Kolonjës ka arrestuar një person, pasi ka ushtruar...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Eglant Koçi 34-vjeç vijon të jetë i zhdukur, ku autoritete...
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë zhvilluar ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Europol, në bashkëpunim me autoritetet franceze, si edhe ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Prezantuesi televiziv Jeremy Clarkson ka zbuluar se është ...
Djali i ish-presidentit brazilian të burgosur, Jair Bolson...
Zvicra njoftoi se ceremonia e nënshkrimin e marrëveshjes m...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Në një sektor ku numri i vizitorëve po vijon të rritet më ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në gati 15 ja...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...