Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
29.IX. 1936 ? 15.X.2016
Në se do të jetonte, sot, Teodor Laço, një prej figurave të shquara intelektuale e krijuese shqiptarë do te mbushte 82 vjet. Por vdekja para dy vitesh, ia ndërpreu jetën e veprimtarinë e tij të shumëfishtë. Sidoqoftë ne e përjetojmë atë sikur të ishte ende gjallë si një imazh e pasqyrim të aktivitetit të tij të gjatë, i angazhimit të tij të gjerë e poliedrik në disa role e arena të rëndësishme të jetës kulturore, artistike, shoqërore, politike në kontekst me shoqërinë dhe kohën ku dhe kur ai ka jetuar, por edhe me një rreze largpamësie, vizioni e reflektimi që e bën atë një vegimtar e protagonist të pararojës së shndrrimeve e progresit të jetës e shoqërisë shqiptare.
Ai mbetet, së pari, një lëvrues i suksesshëm, ndofta nga më të bujshmit e letërsisë shqiptare në disa gjini, që për më se 50 vjet i dhuroi asaj, më shumë se 50 vepra, njëra më e bukur se tjetra dhe shumica e të cilave mbeten në fondin e letrave dhe historisë së artit shqiptar si shembuj pozitivë të një talenti gjenuin dhe të një nivelit të veçantë artistik e mjeshtëror. Prodhimtaria e lartë, mjeshtëria dhe niveli vetiak origjinal artistik mbeten tiparet kryesore të krijimtarisë së tij artistike. Ai mbetet një talent autentik qysh me tregimet e tij të hershme të sprovës që do ta impenjonin më tej në një prej gjinive më ?konkuruese? të asaj periudhe, por edhe gjatë gjithë jetës së tij.
Tregimi e novela e shkurtër, kryesisht klasike, apo neorealiste shpërfaqin intuitën dhe finesën e rikrijimit të situatës apo ngjarjes spontane e të zakonshme në një zgjidhje letrare befasuse, të gdhendjes së personazheve e sidomos të momentit të tyre psikologjik, të lakonizmit, lirizmit e stilit të admirueshëm narrativ. Midis tyre vëllimet me prozë të shkurtër si ?Rruga e Bardhë?, ?Një natë shiu?, ?Ajri i Ftohtë i Mesnatës?, ?Portat e Dashurisë?, ?Pylli në Vjeshtë?, ?Vdekja e Nëpunësit X?, etj., mbeten modele krahasuese e referuse në prozën e shkurtër shqiptare.
Romanet, si një prej impenjimeve dhe prurjeve të shumta në krijimtarinë e tij letrare mbeten pjesa më përfaqësuese e prozatorit të kultivuar tashmë me kulturë e veti të thella artistike e estetike. Jnë tablo të mëdha e të rëndësishme të jetës shqiptare në periudha e sfonde specifike historike, ekonomike e sociale me një konotacion të spikatur rikrijues të një mesazheri artistik me vetëdijë, qartësi, thellësi analize, fantazie e meditimi profesional, si dhe i stilit elokuent narrativ e gjuhës së bukur letrare. ?Tokë e Ashpër?(1971), ?Pëballimi?(1975), ?Lëndina e Lotëve?, ?Të gjithë lumenjtë rrjedhin? (1985), ?Pushimet e Kolonelit? (1990), ?Një vit i hidhur? (1995), ?Gropas 67?, ?Mjegull? (2009), etj. pasqyrojnë jo vetëm ?rendimentin? dhe rrëshqitjen e shfrenuar të penës së tij në prozë, por po ashtu edhe popullaritetin e tyre artistik tek audienca intelektuale dhe lexuesit.
Pjesë integrale e krijimtarisë letrare të tij janë dramat dhe komeditë e shumta dhe po aq të suksesshme. Krahas të tjerash, veçori e tyre mbetet krijimi artistik i intrigës dramatike jo horizontale, por progresive e kulmore, i situatës së zhdërvjellët të mizansenës, i zgidhjeve artistike jo artificiale dhe larmisë së pafundme të karaktereve e personazheve të këndshëm, disa prej të cilëve kanë ngelur emblematikë. Të tilla drama e komedi si ?Shtëpia në rrugicë?, ?Një nuse për Stasin?, ?Gjëmimi i atij dimri?, ?Qyteti i akuzuar?, ?Shi në plazh?, ?etj. kanë lënë gjurmët e tyre në repertorin klasik të spektakleve dramaturgjke shqiptare.
Në lëmin e kinematografisë, Teodor Laço cilësohet si një prurës autoritar i disa prej skenarëve artistikë, mbi të cilët u realizuan një sërë filma me prirje të reja regjisoriale e artistike. Ato i dallon imagjinata, aksioni i rrjedhshëm dhe intensiteti dramaturgjik, aftësia e përzgjedhjes dhe origjinalitetit e shumëllojshmërisë së personazheve, psikoanaliza e tyre, gjuha e shkathët dhe e larme e, si rrjedhim, uniteti i tyre artistik me preferencat e suksesshme regjisoriale. Duke veçuar filmat ?Përballimi?, ?Dhe vjen një ditë?, ?Flutura në kabinën time?, ?Vitet e pritjes? mund të konstatosh se suksesi i tyre në publik u garantua së pari nga skenarët e tyre me vlera potenciale.
Nuk mund ta konsiderosh të ezauruar veprimtarinë krijuese të T.Laços pa përmendur edhe publicistikën e tij kulturore, politike e sociale. Përveç dhjetra e dhjetra artikujve të këtyre gjinive, disa libra voluminozë me publicistikë reflektive social-politike e diplomatike cilësojnë atë si një vëzhgues, përjetues dhe analizues të mprehtë të realiteteve historike kombëtare e ndërkombëtare. Mids tyre libri ?Një dritare në Kremlin? është pa dyshim pasqyrë e angazhimit të tij serioz në realitete të reja të zhvillimeve politike të Shqipërisë postkomuniste.
Pas vdekjes, atij iu botuan edhe poezitë e tij lirike të hedhura e fshehura midis dorëshkrimeve prozaike, tashmë si një pjesë unike e krijimtarisë së tij.
Shumë prej veprave të tij kanë fituar çmime e vlerësime të rëndësishme kombëtare letrare, ndërkohë që një pjesë e tyre janë përkthyer e botuar në antologji në Francë, Britani, Itali, Rusi, SHBA, Turqi, Greqi, Bullgari, Rumani, Kosovë, etj
Një kapitull i rëndësishëm i veprimtarisë intelektuale të T.Laços përbën angazhimimi i tij në politikë e shtetari në kuadrin e shpërbërjes të sistemit politik të Shqipërisë gjatë dhe pas viteve ?90 të shekullit të kaluar. Si një prej intelektualëve antikonformistë, që paraprinë me krijimtarinë e tyre vizionin për nevojën e ndryshimeve politike e shoqërore kah demokratizimit të vendit, ai u përfshi në proceset e krijimit të pluripartitizmit në krahun liberal demokrat, fillimisht si një prej themeluesve e drejtuesve të partisë Social-Demokrate dhe më pas si krijues e drejtues për 10 vjet i partisë Bashkimi Liberal Demokrat. Gjatë kësaj kohe (1997-2005) ai zgjidhet deputet i parlamentit shqiptar. Midis viteve 1994-1997 emërohet minister i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe më pas, 2006-2008 e gjejmë si ambasador të Shqipërisë në Federatën Ruse. Si politikan, ministër dhe diplomat T.Laço dallohet për pjekurinë, kapacitetin, përvojën e pasur jetësore, përkushtimin, konsekuencën, përfaqësimin, largpamësinë pasionin dhe punën e përpjekjet e palodhura për kontribut ndaj shoqërisë shqiptare, urtësinë dhe përqasjen progresive ndaj fenomeve shqiptare. Ai u largua nga politika me vullnet dhe i sukseshëm, kontribues dhe sidomos i vetëdijshëm se qarkullimi i brezave dhe elitave intelektuale e politike është e vetmja mendësi e mundësi për të shpejtuar ritmin e zhvillimit dhe progresit të vendit drejt integrimit evropian.
Për kontributin e tij intelektual, krijues e veprimtar Teodor Laço mban ?Urdhërin Naim Frashëri të Klasit të Parë?, ?Çmimin e Republikës? si dhe emblemën ?Qytetar Nderi? i Qarkut të Korçës.
Ai mbetet njeriu me veti të rralla shpirtërore; mençuria, dashuria, zemërmirësia, thjeshtësia, humori, dëlirësia, çiltërsia, mbështetja, solidariteti, toleranca, bujaria e mbi të gjitha fisnikëria e tij ishin atribute të një vetëdijeje e kapaciteti të rrallë njerëzor e intelektual të rrahur me përvojat më ekstreme të jetës së gjatë personale, familjare e shoqërore.
Eshtë rasti që në këtë përvjetor të ditëlindjes të tij, ta kujtojmë e ta nderojmë atë me përulje e respect të thellë për kontributet e tij intelektuale e qytetare prej një personaliteti të shquar shqiptar që la gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore, artistike e sociale të Shqipërisë.
K.BALLI
Oficeri Emiljano Nuhu në një intervistë në emisionin “Kjo Ja...
Nënkomisari Emiljano Nuhu në një intervistë për emisionin “...
Oficeri Emiljano Nuhu në një intervistë për emisionin “Kjo J...
Nga Ygerta QerretiSapo ra alarmi, ora shënon 8:30 dhe mëngje...
Në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëll...
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi...
Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos, gjatë fjalës fjalës së...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Evdin K...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një v...
Kardinalin Ernest Simoni (Troshani) e mbajmë mend të gjithë,...
Pas dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socia...
Pas daljes së ekspetizës dhe administrimit të tabulateve tel...
Mbretëresha Elisabeth e Britanisë se Madhe është pa dyshim m...
I duam aq shumë paratë, sa duam të vishemi me to. Kim Kardas...
Victoria Beckham feston 10 vjetorin e firmës së saj dhe e bë...
CRCA Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri ...
Nuk është vështirë të besohet që Beyonce është zgjedhur grua...
Kreu i Departamentit të Mjedisit pranë Partisë Demokratike, ...
Këngëtari i njohur shqiptar Mozzik feston sot ditëlindjen dh...
Kryeministri Rama gjatë takimit të sotëm në Korçë, ndër të t...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...