web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama kundër vettingut në politikë/ Pse ka frikë kryeministri?

22 Shtator 2018, 08:37, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është kundër nismës së opozitës për vettingun në politikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shtroi publikisht pyetjen se pse Rama ka frikë nga vettingu, ndërsa shtoi se të gjitha të tjerat janë llogje.

?Më në fund e pranoi: ai është kundër vetingut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?!?, shkruan në reagim Basha.

Kujtojmë se Basha i kishte lënë një afat deri ditën e premte Ramës, që ky i fundit të shprehte opinionin e tij pro apo kundër vettingut në polikë dhe të mblidhte Këshillin e Legjislacionit. Lideri i PD tha në një bashkëbisedim me gazetarët se pas kësaj përgjigje të Ramës opozita do të merrte edhe hapat e tjerë.





Lajmet e fundit nga