web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thellohet skandali i Veliajt/ Mbjellja e pemëve u ka kushtuar qytetarëve 4.5 miliardë lekë

22 Shtator 2018, 08:03, Aktualitet CNA

Pak kohë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nisi një fushatë për mbjelljen e pemëve në kryeqytet, gjë e cila u propagandua fort në media.

Por, nga një investigim i bërë rezulton se Veliaj krahas tenderit të denoncuar nga PD për mbjelljen e pishave, ka dhënë dhe 5 tendera të tjerë për mbjellje pemësh. Tenderat që i kanë kushtuar xhepave të qytetarëve të Tiranës 4.5 miliardë lekë.-shkruan gazeta Sot.

Por krahas kësaj shume që i ka kushtuar qytetarëve, këto tendera janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Kjo për faktin se në të gjithë tenderat janë dhënë oferta afër fondit limit. Kështu, për tenderin ?Blerje drurë, shkurre dhe bimësi dekorative? me fond limit 25,000,000 lekë, oferta fituese ka qenë 24,706,500. Ndërsa për tenderin ?Blerje bimë dekorative, drurë, shkurre? me fond limit 6,639,583, oferta fituese ka qenë 6,535,930.00. Po ashtu për tenderi ?Blerje drurë e shkurre: Drurë Dekorativ, Fletorë gjethe mbajtës, Fletorë gjethe rënës, Gjethe mbajtëse, Gjethe rënëse? me fond limit 16,666,600, oferta fituese ka qenë 16,566,356.6666667 lekë. E njëjta gjë ka ndodhu edhe me tenderin tjetre për ?Furnizim dhe vendosje drurësh dhe shkurresh për pyllin orbital dhe hapësira të tjera publike? me fond limit 100,000,000 lekë, ku dhe këtu oferta fituese ka qenë 99,600,000.00. Detaje këto që tregojnë se operatorët kanë përfituar të gjithë shumën e vendosur nga Bashkia për tenderat.





Lajmet e fundit nga