web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesazhi i Bashës/ Jam me fat që mbeshtetem tek ndershmëria e grave kurajoze

22 Shtator 2018, 07:14, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e ekonomisë, korrupsionit apo dhe krimit.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka postuar disa foto ku mes të tjerash shihet me presidenten e Grave të PPE-së, Doris Pack, Basha thekson se ndihet me fat që mbështet miqësisht tek gratë kurajoze europiane dhe shqiptare.

?Gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e vështirësive ekonomike, korrupsionit dhe krimit. Por gratë janë po kështu edhe luftëtaret më të forta, guximtaret më të mëdha.
Unë ndihem me fat që mund të mbështetem në miqësinë, vendosmërinë e ndershmërinë e grave kurajoze europiane dhe shqiptare, në betejat që kemi përpara.?-shkruan Basha në postimin e tij.





Lajmet e fundit nga