web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ju lutem më ndihmoni”/ I riu denoncon zhdukjen e gruas

22 Shtator 2018, 06:55, Aktualitet CNA

Një djalë i ri ka denoncuar në Policinë e Tiranës zhdukjen e gruas së tij 20 vjeçare. Bashkëshorti 21 vjeçar me inicialet L.B ka deklaruar se gruaja e tij ka ikur nga shtëpia para dy muajsh dhe nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet.

?Ka dy muaj që është larguar, nuk e di ku është. Ju lutem më ndihmoni?, është shprehur i riu.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e 20 vjeçares me inicialet A.B, banuese në Tiranë./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga