web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD në kaos/ Nis rebelimi kundër afrimit të PDIU

22 Shtator 2018, 07:56, Aktualitet CNA

Afrimi i Shpëtim Idrizit tek PD ka shkaktuar irritim tek baza demokrate.  Pavarësisht se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e mirëpriti në opozitë Shpëtim Idrizin, një lëvizje e tillë nuk është pritur aspak mirë nga baza demokrate.

Gazeta Sot shkruan se kryetarë degësh kanë deklaruar se një lëvizje e tillë nuk është i mirë për opozitën, ndërsa kanë renditur edhe një sërë argumentesh për këtë qëndrim.

Sipas bazës demokrate, ardhja e Shpëtim Idrizit nuk është mirë për Partinë Demokratike, aq më tepër në prag të zgjedhjeve vendore sepse një gjë e tillë do të thotë ndarje pushteti. Thënë më qartë, demokratët pretendojnë se kur të nisin përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2019, Shpëtim Idrizi do i kërkojë Lulzim Bashës më shumë hapësirë dhe bashki që t?i përfaqësojë. Kjo do të thotë se pushteti i Partisë Demokratike duhet të ndahet mes PDIU dhe LSI.

Ndërkohë, ka të tjerë demokratë të cilët mendojnë se koalicioni me PDIU nuk është i mirë për Partinë Demokratike në një kohë kur deputetët e saj bashkojnë votat me Partinë Socialiste. E njëjta situatë është edhe në Bashkinë e Tiranës, ku janë pikërisht këshilltarët bashkiakë të PDIU ata të cilët e mbajnë në mazhorancë Erion Veliajn. Po sipas kësaj gazete, pikërisht për të diskutuar për këto pika, kryetarët e degëve të Partisë Demokratike kanë kërkuar që të zhvillojnë një takim kokë më kokë me Lulzim Bashën.

Gjatë ditëve në vijim pritet që Basha të zhvillojë një takim me ta për të dëgjuar pretendimet e tyre. Kujtojmë që baza demokrate kundërshton edhe bashkëpunimin e PD me LSI sepse sipas tyre nuk është mirë që kampi blu t?i besojë një partie që deri dje ishte në pushtet me kryeministrin Edi Rama.





Lajmet e fundit nga