Skandali me fondet publike/ Veliaj e mbulon njësoj si vrasjen e Ardit Gjoklajt?
Skandali i genocidit të Bashkisë Tiranë ndaj qenve endacakë,...
Gjykata e Lushnjës që prej katër vitesh drejtohet nga një grua.
Në vitin 2014, Esmeralda Çeka është emëruar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të udhëhequr Gjykatën e Lushnjes.
Edhe kryegjyqtarja Çeka ashtu si kolegët e saj që udhëheqin gjykatat dhe prokuroritë do të ketë prioritet në procesin e Vettingut.
Sipas asaj që vetë kryegjyqtarja ka deklaruar pranë ILDKPK ?së rezulton se ka një pasuri, që e ul poshtë kolegëve të saj.
Nëse kemi parasysh koston e jetesës në Shqipëri dhe pagën që ajo merr si gjyqtare, pasuria mund të quhet lartë, nëse kemi parasysh pasurinë e gjyqtarëve të tjerë, atëherë kryegjyqtarja Çeka mund të quhet e varfër.
Çeka rezulton së është pronare e një pasurie të patundshme,(tokë) në Ndroq të Tiranës.
Gjithashtu ajo ka në bashkëpronësi me bashkëshortin një apartamanet me sipërfaqe 82.50 m2 në Tiranë, të cilin deklarohet se e kanë blerë me borxhe dhe kredi.
CNA.al më poshtë sjell pasurinë kryegjyqtares të deklaruar pranë ILDKPKI.
Pasuria e deklaruar nga Esmeralda Çeka
Tokë në bashkëpronësi e përfituar nga ligji 7501 datë 19.07.1991, si anëtare e familjes bujqësore, tokë arë dhe ullishte, gjithsej 4800 m2, e ndodhur në fshatin Gërbllesh Ndroq Tiranë.
Apartament, numër pasurie 9/400+1-14, e ndodhur në Rruga “5 Maji”, hyrja 1, ap.14, Tiranë, me sipërfaqe 82.50 m2, e regjistruar në vol.50, faqe 37, ZK 8120. Kjo pasuri është blerë nga unë dhe shtetasi Alan Xhili (bashkëshorti). Rrjedhimisht, ky apartament është në bashkëpronësi me bashkëshortin Alan Xhili.
Pasuria është blerë me këto të ardhura: Kredi e marrë ne institucion bankar, sipas kontratës datë 31.03.2017, nga unë dhe shtetasi Alan Xhili (bashkëshorti), në vlerën 8 700 000 lekë. Hua e marrë nga bashkëshorti Alan Xhili, në vlerën 12 000 euro, shtetasit Agron Morava (daja i bashkëshortit), sipas deklaratës noteriale me nr.170 rep. 70/3 kol. datë 03.03.2017. Të ardhura të kursyera nga puna ime si Gjyqtare dhe të ardhura të kursyera nga puna, ndër vite, e bashkëshortit Alan Xhili, në vlerën 5 000 euro.
Pasuria është blerë sipas kontratës noteriale të shitjes me kusht kreditimi me nr.125 rep. 63 kol. datë 08.02.2017 (notere Mariana Daka) nga shitësit Erjon Harizi dhe Marseda Skënderi, në vlerën totale 80 000 euro ose konvertuar në lekë, sipas kontratës 10 886 400 lekë.
Në llogari plan kursimi, në emrin tim, me numër 96457238401, gjendja e llogarisë deri ne datë 31.12.2017 është 136 396.49 lekë. Kjo llogari është krijuar nga derdhjet periodike nga llogaria e pagës si Gjyqtar.
Në llogari rrjedhëse, në emrin tim, me numër 96457237101, gjendja e llogarisë deri në datë 31.12.2017 është 70 378.00 lekë.
Të ardhura nga paga si Gjyqtare për periudhën 01.01.2017- pjesërisht korrik 2017, Në vlerën 907 241 lekë.
Të ardhura nga pagesa gjatë lejes se lindjes për periudhën 27.07.2017- 31.12.2017, në vlerën 301 878 lekë.
Shpërblimi i lindjes së fëmijës së mitur, që akordohet nga Sigurimet Shoqërore, në vlerën 12 000 lekë
Shpërblimi i lindjes së femijës së mitur, që akordohet nga Bashkia Tiranë, në vlerën 5 000 lekë
Të ardhura nga paga si Oficer i Policisë Gjyqësore i bashkëshortit Alan Xhili për periudhën janar-dhjetor 2017, në vlerën 769 273 lekë.
Kredi e marrë sipas kontratës bankare dhe hipotekë me nr.881 rep. 468/6 kol. datë 31.03.2017. Kjo kredi është marrë nga ana ime, si kredimarrëse dhe e bashkëshortit Alan Xhili, si bashkëkredimarrës. Kjo kredi është marrë përgjatë vitit 2017.
Kredia është marrë në vlerën 8 700 000 (tetëmilion e shtatëqind mijë) lekë, për blerje shtëpie. Shuma e aprovuar e kredisë është transferuar në llogari të noteres Mariana Daka, sipas kontratës së shitjes me kusht kreditimi me nr.125 rep. 63 kol. datë 08.02.2017. Kredia është marrë për afatin 15 vjet, me këst mujor, për gjatë vitit 2017, në vlerën 62 194.78 lekë.
Gjendja e detyrimit e mbetur pa shlyer deri në datë 31.12.2017, është 8 402 417.20 lekë.
Pasuria e bashkëshortit
Apartament (shtëpi banimi), numër pasurie 8/54+2-35, e ndodhur në Rruga “Hasan Sufa” p.2, sh.2, k.4, ap.35 Tiranë, me sipërfaqe 55.6 m2. Kjo pasuri është përfituar nga ligji nr.7652 datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, nga unë Alan Xhili dhe nëna ime Suzana Morava.
Automjet tip “DA1MLER 203”, vit prodhimi 2004, blerë në vitin 2016.
Çmimi i blerjes 1 100 euro + tarifa për transportin në vlerën 300 euro + vlerën e zhdoganimit 51 603 lekë
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në emrin tim, deri në datë 31.12.2017, në vlerën 6 404.44 lekë.
Për pasurinë që kam në bashkëpronësi me bashkëshorten, apartament (shtëpi banimi) nr.9/400+1-14, është deklaruar më lart nga bashkëshortja Esmeralda Xhili (Çeka).
Të ardhura nga paga si Oficer i Policisë Gjyqësore për periudhën janar- Vlera 769 273 lekë.
Të ardhura nga paga si Gjyqtare e bashkëshortes Esmeralda Xhili (Çeka), për periudhën 01.01.2017- pjesërisht korrik 2017, në vlerën 907 241 lekë.
Të ardhura nga pagesa gjatë lejes së lindjes së bashkëshortes Esmeralda Xhili (Çeka), për periudhën 27.07.2017-31.12.2017, në vlerën 301 878 lekë.
Shpërblimi për bashkëshorten, i lindjes së fëmijës së mitur nga Sigurimet Shoqërore, në vlerën 12 000 lekë
Shpërblimi për bashkëshorten, i lindjes së Pëmijës së mitur që akordohet nga Bashkia Tiranë, në vlerën 5 000 lekë.
Hua e marrë nga shtetasi Agron Morava (daja/vëllai i nënës time Suzana Morava), sipas deklaratës noteriale me nr.170 rep. 70/3 kol. datë 03.03.2017. Kjo hua është marrë përgjatë vitit 2017. Huaja është marrë në vlerën 12 000 euro.
Detyrimi për ushqim në vlerën 12 000 lekë, në muaj, për fëmijën tim Frenki Xhili, sipas vendimit gjyqësor për zgjidhjen e martesës./CNA.al
Skandali i genocidit të Bashkisë Tiranë ndaj qenve endacakë,...
Dita e nesërme, pritet të jetë një ditë e rëndësishme për pr...
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, shoq...
140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit nuk ka kaluar pa incident...
Njësoj si shumë viktima të tjera të krimit në familje, Ardja...
“E vrava se më ndau nga familja”. Kështu u është përgjigjur ...
Policia kufitare e Malit të Zi ka ndaluar një familje e cila...
“Qeveria ka propozuar një draft ligjor për të kaluar jashtë ...
Këshillit i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqëso...
Ndërsa pak ditë na ndajnë nga vendimi i BE, për integrimin e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i është rikth...
Edhe pse ka një ligj ku emërimet duhet të bëhen në bazë të m...
Çdo biznes që do të vijojë të funksionojë në shfrytëzimin e ...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas Kosovar në...
Kjo e diel shënon 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizre...
Grisja e parullës së FRPD-së ditën e djeshme në Fier,nga dre...
Turi i llogaridhënies publike dhe evidentimi i sektorëve më ...
Majin e këtij viti, djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ...
Policia e Kurbinit ka ndaluar përshkallëzimin e një konflikt...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...