web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erë e fortë në makinën e familjes shqiptare/ Ja çfarë gjeti policia

10 Qershor 2018, 10:45, Aktualitet CNA

Policia kufitare e Malit të Zi ka ndaluar një familje e cila ishte duke kaluar në Kroaci dhe pas kontrollit i ishin gjetur 53 pako me kanabis.

Sipas raportimit të Policisë së Malit të Zi në makinë gjendeshin bashkëshorti 41-vjeçar, bashkëshortja dhe dy fëmijët.

Autoritetet e sigurisë të Malit të Zi e ndaluan makinën, pasi lindën dyshime nga një erë e fortë brenda automjetit, ku pas kontrollit iu gjetën 28 kg kanabis.

Siç shihet nga fotot e publikuara nga policia e Malit të Zi, makina ishte modifikuar për të fshehur drogën. Në pjesën e pasagjerit ishte ndërtuar një pjesë e posaçme për të fshehur lëndën narkotike.

Policia është duke vijuar hetimet, ndërsa çifti janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët e Mali të Zi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga