Nga Babalja tek Bashalja
Audio-përgjimi i denoncuar në një konferencë zyrtare për sht...
Partia Demokratike ka sulmuar Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Shkak janë bërë të dhënat personale të prindërvë që u janë kërkuar nxënësve.
Në një konferencë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, denoncoi shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga ana e ministrave të Ramës.
Deputetja Vokshi kërkon nga Prokuroria hetim të plotë dhe pezullimin nga detyra të Ministreve Ogerta Manastirlliu dhe Lindita Nikolla.
?Ne kemi dorëzuar edhe padinë penale në Prokurori për veprën penale “shpërdorim i detyrës” dhe “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, duke kërkuar pezullimin nga detyra të Ministreve Manastirliu dhe Nikolla, deri në hetimin e plotë nga ana e prokurorisë?, ka thënë Vokshi.
Sipas deputetes Vokshi dy ministret kanë kërkuar të dhënat personale të pacientëve, punonjësve, dhe prindërve të fëmijëve për ti përdorur më pas në manipulimin e zgjedhjeve.
?Legjislacioni në fuqi e ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e të dhënave pa ditur qëllimin. As pacientët, as punonjësit e administratës, nuk janë informuar mbi qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave. Ata janë shantazhuar dhe kërcënuar me pushime nga puna, nëse nuk plotësojnë tabelën e dërguar nga zyra e Ramës, tabelë në të cilën ndodhen të dhënat personale që do t?i shërbejnë Edi Ramës për operacionin e paligjshëm të blerjes së votës apo intimidimit të votuesve? , ka thënë me tej Vokshi.
Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi
Partia Demokratike ka denoncuar disa herë javët e fundit shkeljen e Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi në lidhje me urdhrat e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit Lindita Nikolla për grumbullimin e paligjshëm të të dhënave personale të pacientëve, punonjësve të administratës dhe prindërve të fëmijëve ndjekin arsimin publik, me qëllim përdorimin e tyre për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Partia Demokratike i kërkoi Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, të hetonte e të reagonte ndaj këtij skandali që çdo ditë merr përmasa edhe më të mëdha. Ne kemi dorëzuar edhe padinë penale në Prokurori për veprën penale “shpërdorim i detyrës” dhe “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, duke kërkuar pezullimin nga detyra të Ministreve Manastirliu dhe Nikolla, deri në hetimin e plotë nga ana e prokurorisë.
Kjo është përgjigja e dytë zyrtare nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në shkresën e parë, Komisioneri Urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të të dhënave nga Ministria e Arsimit. Në këtë shkresë, Rekomandim, Komisioneri vë në dijeni që pas kërkesës së PD-së, ka kryer edhe një hetim administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në Rekomandimin nr. 21 të datës 31 Maj, Komisioneri shprehet qartë se urdhri i Ministres Manastirliu që kërkon nga pacientët dhe administrata ?numrin personal të identifikimit? është në shkelje flagrante të ligjit ?Për mbrojtjen e të dhënave personale?.
Ashtu siç PD kishte ngritur shqetësimin, Hetimi i Komisionerit konfirmon denoncimin e PD, kur shprehet se ?mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i tyre nga Ministria e Shëndetësisë nuk mbështetet në asnjë bazë ligjore? pra asnjë akti ligjor apo nënligjor duke nxjerrë zbuluar mashtrimet e Ministreve Manastirliu dhe Nikolla.
Komisioneri vlerëson se në shkelje të ligjit është gjithashtu numri i madh i të dhënave të tjera të kërkuara nga ministrja e Shëndetësisë, e cila e nisi procedurën e paligjshme me urdhër të Edi Ramës.
Legjislacioni në fuqi e ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e të dhënave pa ditur qëllimin. As pacientët, as punonjësit e administratës, nuk janë informuar mbi qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave. Ata janë shantazhuar dhe kërcënuar me pushime nga puna, nëse nuk plotësojnë tabelën e dërguar nga zyra e Ramës, tabelë në të cilën ndodhen të dhënat personale që do t?i shërbejnë Edi Ramës për operacionin e paligjshëm të blerjes së votës apo intimidimit të votuesve.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit pretendojnë se kanë hequr dorë nga paligjshmëria, por ne kemi informacion që të dhënat personale kanë vazhduar të mblidhen me detyrim si në shumë shkolla të vendit ashtu edhe po vazhdojnë të mblidhen në pjesën më të madhe të Institucioneve apo Qendrave Shëndetësore, duke ndërhyrë edhe tek regjistrat e pacientëve.
Duke zotëruar në rrugë të paligjshme informacion personal për të paktën 80% të votuesve, nëpërmjet prindërve të nxënësve, pacientëve, si dhe administratës spitalore dhe arsimore, Edi Rama e ka më të lehtë planifikimin e metodave antikushtetuese të shtrëngimit të votës me kërcënime për humbjen e vendeve të punës, jo vetëm në shtet, por edhe në kompanitë private.
Kur e paditëm këtë skandal në Prokurori, nuk kishim aspak besim se drejtësia do të bëhet.
Prokuroria është shumë e zënë me manipulimin e provave dhe mbylljen e skandalit tjetër të madh, atë të vëllezërve Xhafaj dhe nuk ka bërë asnjë veprim për të hetuar urdhrat e paligjshëm dhe antikushtetues të dy ministreve të tjera, Manistirliiu dhe Nikolla. Prokuroria hesht, sepse një hetim i pavarur do t?i çonte tek zyra e Kryeministrit dhe zbulimin e skandalit të të gjitha skandaleve: atë të skemës për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Në 25 maj 2018, në vendet e BE ka hyrë në fuqi ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili e ka veprimin e tij edhe përtej vendeve anëtare. ligji vendos rregulla shumë strikte në marrjen apo përpunimin e të dhënave dhe qëllimin e tyre, madje kërkon fshirjen e të dhënave ekzistuese në shkolla apo universitete, apo institucione. Ndaj Edi Rama urdhëroi që të punohej me urgjencë e me kapacitet të plotë për vjedhjen e të dhënave në mënyrë të paligjshme.
Partia Demokratike, fton edhe një herë të gjithë prindërit, mjekët, mësuesit, infermierët, punonjësit e administratës të refuzojnë dhënien e të dhënave personale Ministreve të Ramës, pasi qëllimi i vetëm i mbledhjes së tyre është keqpërdorimi.
Partia Demokratike është e vendosur ta ndjekë këtë çështje me të gjitha format institucionale si dhe do ta adresojë në institucionet përgjegjëse të BE për të frenuar këtë marrëzi me efekte jo vetëm elektorale por me shumë gjasa edhe kriminale./CNA.al
Audio-përgjimi i denoncuar në një konferencë zyrtare për sht...
Gjyqtarët dhe prokurorët që do të kalojnë Vettingun, do të p...
Reforma në drejtësi dhe efektet e vetingut kanë bërë që shum...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi dje seancën dëgj...
Një shtetase ka rënë në pranga në Fier pasi ka mashtruar një...
Një vjedhje ka ndodhur ditë më parë në një market në Lushnjë...
Zbulohet skema e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t...
Partia Demokratike prej kohësh ka ndërmarrë një aksion polit...
Dëshmitari i vetëofruar në Prokurori ka treguar një version ...
Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po përjeton ditët m...
Nënkryetari i Parlamentit për PD, Edi Paloka ka sulmuar ashp...
Policia gjermane me ndihmën e njësive speciale ka goditur nj...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 9 q...
Policia e Tiranës vijon kontrollin me drager në të gjitha rr...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Ndonëse mund të jeni shumë autoritar, duhet të dini se edhe ...
Edi Lesi prej kohësh ka zënë shtratin si Gjergj Elez Alia mu...
Një aksident është regjistruar sot në fshatin Voskopojë të K...
Sot në Uashington u mbajt ceremonia e përvitshme e vendosjes...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e so...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...