web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkatërrohet banda e trafikimit të drogës/ Në pranga 3 koka të një familjeje kriminale

9 Qershor 2018, 07:14, Aktualitet CNA

Policia gjermane me ndihmën e njësive speciale ka goditur një grup shqiptar të trafikimit të drogës.

Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë tre persona përkatësisht 21, 27 dhe 29 vjeç.

Ata bastisën 23 apartamente në Köln, Brühl, Euskirchen, Aachen dhe Siegburg, shkruan ?focus.de?.

Dyshohet se të arrestuarit janë pjesë e një familje të madhe kriminale shqiptare, që është marrë me trafikimin e marihuanës dhe kokainës.

Sikurse raportojnë mediet vendase, grupi sjellte drogën nga Hollanda në Rheinland.

Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar 15 kilogram marihuanë, kokainë dhe amfetamin si dhe 30 mijë euro para kesh. Përveç kësaj janë sekuestruar edhe municione armësh. /CNA.al





Lajmet e fundit nga