web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plani sekret/ Gazeta franceze zbulon projektin danezo-austriak për kampe azilantësh në Shqipëri e Kosovë

8 Qershor 2018, 20:04, Aktualitet CNA

Gazeta franceze “Le Monde”, të cilën Lapsi.al e ka lexuar, përmes koresondentëve të saj në Vienë dhe Kopenhagen, njofton se kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen (majtas ne foto me kancelarin austriak  Sebastian Kuruz) njoftoi të martën në 5 maj se qeveria e tij qe në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së bashkimit Europian, si dhe me vende të tjera, ?Për një regjim të ri të azilit në Europë?.

Plani është për ngritjen e qendrave të pritjes dhe të dëbimit të emigrantëve që do të ngrihen jo në vendet e BE por në vendet që janë në kufi me të.

Lars Lokke Rasmussen nuk i përmendi vendet ku do të ngrihen këto kampe, por gazeta “Le Monde” thotë se shumë burime konfirmojnë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE si Shqipëria dhe Kosova.

Thuhet se ideja fillestare e hapjes së këtyre kampeve vjen nga ministri i brendëshëm i Austrisë, Herbert Kickl, i partisë së ektremit të djathtë, FPÖ. Madje sipas të përditshmes franceze të referencës, për këtë gjë është folur edhe Samitin e Sofies, që u organizua mes 28 vendeve të BE, 5 vendeve të Ballkanit perendimor, ku mori pjesë edhe Edi Rama.

Sipas “Le Monde” ky projekt i është prezantuar edhe Berlinit, por një i afërt i kancelares Merkel i ka thënë gazetës se Gjermania është skeptike për këtë ide. Gjithashtu “Le Monde” citon një burim diplomatik që e ka cilësuar si të ?pa imagjinueshme? idenë se vendet e Ballkanit perendimor mund ta pranojnë një gjë të tillë, qoftë edhe nëse u ofrohen ndihma financiare apo një prespektivë më e mirë që dosia e tyre të përparojë në rrugën e integrimit europian./Lapsi.al/





Lajmet e fundit nga