web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E maskoi me logon e një firme amerikane/  Ilir Beqaj kaloi koncesionin e laboratorëve në “kanalin” serb

8 Qershor 2018, 18:40, Aktualitet CNA

Besojmë se ju kujtohet debati e ashpër në shëndetësi, parlament e media për dhënien me koncesion të 120 laboratorëve në shëndetësi, miratuar me VKM Nr. 80, datë 28 janar 2015, sipas të cilit, analizat mjekësore të çdo qytetari që paraqitet për shërbim në spitalet shtetërore, duhet të jenë bërë vetëm në shërbimin monopol të koncesionarit privat.

Ky shërbim është shpallur si privat, por kush e ka marrë realisht koncesionin e laboratorëve mjekësor! ?Pamfleti? ka zbuluar, lojën e pisët e djallëzore që ka bërë ish-ministri Ilir Beqaj me këtë pasuri, për t?ia dhënë laboratorët klientëve të paracaktuar si pazar, letrat zyrtare të çojnë në emrat dhe gjurmët? e adresës serbe të këtij koncesioni,.

Për t?ia dhënë koncesionin e laboratorëve klientëve të tij, Beqaj, përdori logon e një firme konsulence amerikane ?International Finance Corporation (IFC)?dhe me emrin e kësaj firme, ish-ministri u paraqit në datën 16 korrik 2014, në Komisionin Paralmentar të Veprimtarisë Prodhuese e pas 10 ditësh në Komisionin Paralmentar të Shëndetësisë, ku koncesionit iu ?vu vula dhe firma? ligjore, ku ?gabimisht? ekziston edhe firma e ish-ministrit të Shëndetësisë  Petrit Vasili.

Letrat zyrtare, që ka firmosur Beqaj, në urdhërin e nisjen së procedurës për koncesionin e laboratorëve, provojnë se koncesionarët e vërtetë, që kanë përlarë laboratorët e shëndetësisë shqiptare janë serbët dhe jo ata, që shpalli Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO), me antarë vartës të Beqajt të caktuar prej tij.

Këtë e konfirmon urdhëri zyrtar i lëshuar nga Ilir Beqja, ku përcaktohen personat dhe adresat zyrtare, për që kanë kryer kontaktet dhe bisedimet për modalitetet e finalizimit të koncesionit. Ja cilat janë:

“Për Klientin: Milva Ikonomi, Zv/ministre e Shëndetësisë të Shqipërisë.

Ministria e Shëndetësisë Adresa: Bulevardi ?Bajram Curri?, Nr. 1 Tiranë-Shqipëri Telefon: (+355) 4 23 76 178 Për blerësin Mr. Georgi Petrov Menaxher për Partneritetin Publik Privat, Departamenti i Evropës dhe Azisë Qendrore për vendet në Zhvillim

Adresa: Bulevardi ?Kralja Aleksandra, 8611000 Beograd-Serbi

Tel: (+381 11) 302375, Fax: (+38111) 3023 740

Adresa tjetër: INTERNATIONAL FINANCE CORPORATION ME?UNARODNA FINANSIJSKA KORPORACIJA ?LANICA GRUPACIJE SVETSKE BANKE 11000 BELGRAD, BULEVAR KRALJA ALEKSANDRA 86-90

Telefon: (011) 3023-760, Telefaks: (011) 3023-740, Telefon: (011) 3023-750

Adresa e llogarisë bankare: Nr. 2000192003476 ËELLS FARGO, N.A. 375 PARK AVENUE: NEW YORK, NY 10152-UNITED STATES OF AMERIKA”.

 





Lajmet e fundit nga