Dëshmitari i ri: 'Babalja' nuk më pagoi që u shtira si Agroni, ndaj e denoncova
Dëshmitari i vetëofruar në Prokurori ka treguar një version ...
Partia Demokratike prej kohësh ka ndërmarrë një aksion politik kundër qeverisë. Por edhe pse shpesh ka denoncuar raste të shumta kundër mazhorancës, Partia Demokratike i ka ndërprerë këto kauza në mes dhe nuk i ka çuar asnjëherë deri në fund.
Por pikërisht mos vazhdimi i aksionit opozitar deri në fund dhe mungesa e një qëllimi nga ana e PD, ka bërë që shumë demokratë të humbin besimin tek kjo forcë politike dhe të mos japin mbështetjen maksimale në protestat apo kauzat që opozita ndërmerr.
Madje, rezerva në lidhje me aksionin opozitar që PD ka ndërmarrë këto kohë kanë shprehur edhe demokratë nga grupi i kritikëve, të cilët edhe pse me një fizionomi jo të njëjtë me Bashën, vijojnë të japin mbështetjen e tyre për PD dhe njëkohësisht të risin presionet ndaj kreut demokrat.
Në një reagim për gazetën ?SOT?, ish-deputetja e PD, Arbjola Halimi duke u ndalur tek çështja e aksionit opozitar, deklaroi se PD duhet t?i çojë këto kauza deri në fund pasi po ul besueshmërinë tek njerëzit.
?Unë jam e mendimit që aksioni kur nis të ketë vazhdimësi. Të mos jetë frenetik apo i ndërprerë sepse ul besueshmërinë e njerëzve. Kauzat janë të mëdha por ende nuk e kemi gjetur formën e duhur të aksionit opozitar. Nuk duhet të jetë protesta qëllim në vetvete por mjeti për të treguar se në këtë vend gjërat shkojnë keq e më keq?, u shpreh ish-deputetja e PD, Arbjola Halimi.
Leonard Olli: PD të ndërthurë kauzat
Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, ashtu si dhe ish-deputetja Halimi, deklaroi dje për gazetën se Partia Demokratike duhet të ndërthurë aksionet opozitare dhe t?i çojë ato deri në fund.
Sipas Ollit vazhdimi deri në fund i aksionit opozitar do të rrisë besimin e nevojshëm të PD në opinionin publik. ?Unë opinionin tim e kam thënë dhe publikisht edhe në strukturat e Partisë Demokratike, që kauzat duhet të merren dhe të ndërthuren sa në aspektin e reagimit brenda kornizave konstatuese, d.m.th me protesta dhe tubime, aq edhe në aspektin institucional.
Madje një ndërthurje në kuptimin që ajo që artikulohet politikisht dhe publikisht duhet patjetër që të marrë formën e plotë por edhe besimin e nevojshëm të opinionit publik, duhet të konkretizohet edhe me hapa institucional ligjor.
Sikur mund të ishin përshembull ngritja e padive penale, çuarja e çështjeve të ndryshme në organet e drejtësisë qoftë edhe nëpërmjet gjykatave, pavarësisht mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky pozicion mbetet opinioni im i pandryshuar në aspektin dhe realizimin e aksionit opozitar?, tha Leonard Olli.
Fabian Topollaj: Opozita të jetë më strategjike
Krahas Halimit dhe Leonard Ollit, të njëjtin qëndrim mbi aksionin opozitar shfaqi edhe këshilltari i djathtë i Bashkisë Tiranë, Fabian Topollaj. Ai deklaroi se opozita duhet të jetë më strategjike dhe se duhet të ngrejë kauza të cilat t?i rezistojnë kohës.
Duke theksuar se skandalet në qeveri janë të shumta, Fabian Topollaj u shpreh gjithashtu se Partia Demokratike duhet të jetë më e matur në qëndrimin që do të vendosë të mbajë në mënyrë që të mos e ndërpres aksionin opozitar në mes.
?Opozita sigurisht duhet të jetë më strategjike në aksionin e saj. Ajo duhet të ngrejë kauza të cilat i rezistojnë kohës dhe të tilla kjo qeveri skandalesh të krijon me shume seç duhet. Sikurse opozita duhet të jetë më e matur në një qëndrim që vendos të mbaj. Në mënyrë që t?i qëndrojë vendimit të saj dhe të mos e ndërpresë apo ndryshojë atë?, u shpreh Topollaj.
Dëshmitari i vetëofruar në Prokurori ka treguar një version ...
Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po përjeton ditët m...
Nënkryetari i Parlamentit për PD, Edi Paloka ka sulmuar ashp...
Policia gjermane me ndihmën e njësive speciale ka goditur nj...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 9 q...
Policia e Tiranës vijon kontrollin me drager në të gjitha rr...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Ndonëse mund të jeni shumë autoritar, duhet të dini se edhe ...
Edi Lesi prej kohësh ka zënë shtratin si Gjergj Elez Alia mu...
Një aksident është regjistruar sot në fshatin Voskopojë të K...
Sot në Uashington u mbajt ceremonia e përvitshme e vendosjes...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e so...
Pas ngjarjes të rëndë të ndodhur sot në “Don Bosko” ku një 3...
Gazeta franceze “Le Monde”, të cilën Lapsi.al e ka lexuar, p...
Një investim i ri në fushën e hotelerisë u inaugurua në plaz...
Gjatë ditës së sotme rreth 37 mijë nxënës kanë zhvilluar pro...
Temperaturat e larta kanë sjellë probleme shëndetësore këtë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka kushtuar një vëmendje të...
Komedia “Na ishte një herë Estrada” shkruar dhe me regji nga...
Vazhdojnë paralajmërimet se negociatat për çështjen e emrit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...