web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Radikali Sheshel tensionon marrëdhëniet Kroaci-Serbi

19 Prill 2018, 16:38, Aktualitet CNA

 Mardhëniet e Kroacisë dhe Serbisë janë dëmtuar pas incidentit të shkaktuar nga Vojisllav Sheshel,i cili  shau delegacionin dhe përdhosi flamurin kroat, duke i venë flakën. Kjo ka ndodhur gjatë një vizite zyrtare të një delegacioni kroat në Serbi.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka deklaruar sot në Shibenik se marrëdhëniet e Kroacisë dhe Serbisë tani janë dëmtuar, pas incidentit të shkaktuar nga Vojisllav Sheshel, shkruan gazeta “metro.net”.

?Serbia duhet të konstatojë se a është e vërtetë që Sheshel ka bërë atë që ka thënë. Nëse kjo vërtetohet se ka shkelur me të vërtetë flamurin e Kroacisë, ai duhet dënuar në mënyrë adekuate. Dënimi për një akt të tillë në Serbi është tre muaj burg ose gjobë me të holla?, tha Kitaroviç.

Pas incidentit në Beograd, ku Vojisllav Sheshel në krye të një turme ndjekësish i vuri flakën flamurit kroat.  që është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, zyrtarët kroat kanë anuluar takimin me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë dhe ata kanë marrë vendim që ta ndërpresin vizitën në Serbi.

Në hyrje të Parlamentit, Sheshel iu vërsul flamurit kroat që ishte i vendosur në shtizë e rrëzoi në tokë dhe i vuri flakën. Së bashku me të ishte edhe bashkëpunëtori i tij Fillip Stojanoviç .

Delegacion kroat, i pwrbwrw nga njw grup parlamentarwsh, ka ndërprerë menjëherë vizitën në Serbi  duke e cilësuar ngjarjen një skandal pwr tw cilin duhet të mbajë përgjegjësi Beogradi.

?Qëllimi ynë ishte që të promovojmë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, por ngjarja e djeshme ishte një skandal i papranueshëm dhe ofendim për tërë popullin kroat?, theksoi Goran Jandrokoviç, kryetari i parlamentit kroat.

Akti ka shkaktuar një skandal të vërtetë diplomatik mes dy vendeve dhe kreu i Parlamentit serb, Maja Gojkoviç, deklaroi se djegia e flamurit nga Sheshel ishte ?një vepër barbare që rrezikon të kthejë prapa vite e vite procese ripajtimi dhe stabilizimi të imazhit të Serbisë?.





Lajmet e fundit nga