web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habit aleati Lulit: Rama i detyruar për një marrëveshje tjetër me Bashën

19 Prill 2018, 15:21, Aktualitet CNA

Marrëveshja e Lulzim Bashës me kryeministrin Edi Rama e arritur më 18 maj të një viti më parë, me anë të të cilës Basha bashkëqeverisi me Ramin për disa muaj, për shumë intelektual brenda dhe jashtë Partisë Demokratike, thuhet se vijon.

Aleati i Lulit, Nard Ndoka, i dalë nga lista personale e kandidatëve për deputet e Bashës, njëherësh kryetar i Partisë Demokristiane, i ftuar në studion e emisionit “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, është shprehur se do të ketë marrëveshje të re mes Bashës dhe Ramës. Sipas tij, Edi Rama do të jetë i detyruar të ulet me Lulzim Bashën për çështjen e integrimit të vendit dhe të bëjë marrëveshje tjetër.

“Rama do të jetë i detyruar që të ulet me Bashën për të bërë marrëveshje të tjera në forma të tjera”, – tha Nard Ndoka. /CNA.al





Lajmet e fundit nga