web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Djali i ish-Kryeministrit emërohet drejtor i rëndësishëm

19 Prill 2018, 15:03, Aktualitet CNA

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nga dita e sotme do të ketë një titullar të ri. Ai është djali i ish-kryeministrit Të Shqipërisë, Fatos Nano. Sokol Nano, mësohet se para dy javësh kishte fituar konkursin për nivelin e administratës civile TND (Trupi i nivelit të lartë drejtues), duke marrë kështu në dorë frenat e agjencisë së rëndësishme për thithjen e investimeve të huaja.

Drejtori i ri i AIDA-s, Sokol Nano është i njohur edhe në fushën e biznesit, ndërsa ka në pronësi një ndër lokalet e natës më të njohur në kryeqytet.

Objektivat kryesore të AIDA-s janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrencës së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit, fati i të cilave do të jetë në dorën e djalit të ish-kryeministrit, dhe stafit të tij. /CNA.al





Lajmet e fundit nga