web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Saimir Tahiri i përgjigjet flakë për flakë Edi Ramës

19 Prill 2018, 11:26, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pasi qëndroi për rreth dy orë sot në sallën e Kuvendit, është larguar nga seanca pa folur nga foltorja e parlamentit, edhe pse kishte regjistruar emrin për diskutim.

Ndërsa ka dalë nga salla e Kuvendit, Saimir Tahiri në një prononcim të shkurtër për mediat nuk ka kursyer as gjuhën e fortë, duke ju përgjigjur flakë për flakë deklaratave të kryeministrit Rama.

Ish ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se do ti shkojë deri në fund zbardhjes së akuzave të ngritura ndaj tij, ndërsa i pyetur nëse mbrohet nga Rama, ai tha ?As më mbron njeri dhe as dua të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që nuk mund, ose mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi, nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë?.

Ndërkohë kujtojmë se disa vite më parë kryeministri Rama është shprehur ?Nuk ka burrë nëne dhe as bir kurve që të vijë dhe të më kërkojë mua në xhep lekët e veta?.

Ndërsa Tahiri sot, indirekti i është drejtuar kryeministrit Rama, duke i kujtuar pikërisht shprehjen e tij.





Lajmet e fundit nga