web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lubonja: 128 shefa policie akuzohen për lidhje me drogën

19 Prill 2018, 16:30, Aktualitet CNA

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar rekomandimin e KE për çeljen e negociatave si dhe arsyet se pse e quan raportin të rremë, në një lidhje tefefonike në rubrikën ?Opinion? në News24.

Referuar raportit të ?Freedom House?, që thotë se përparimi në luftën ndaj kanabisit u zhbë për shkak të ish ministrit Saimir Tahiri për lidhjet me trafikantët, Lubonja është shprehur se janë 128 shefa policie të akuzuar për lidhje me trafikun e drogës.

?Për të provuar rremësinë e Brukselit i jam referuar raportit të Freedom House. Aty thuhet se përparimi në luftën ndaj kanabisit u zhbë për shkak të zbulimit të Tahirit dhe lidhjeve me trafikantët e drogës. Nuk është se ka pasur një përparim në luftën ndaj kanabisit. Janë 128 shefa policie të akuzuar për lidhje me drogën. Ka pasur operacione fasadë ku fshihen qëllime të tjera mbrapa.

Mendoj se nuk ka pasur asnjëherë luftë ndaj korrupsionit dhe nuk ka pasur asnjë përparim. Reforma në drejtësi ka pasur një qëllim të mbrapshtë për t?i hequr kontrollin opozitës në drejtësi dhe për ta përdorur për të shantazhuar kundërshtarët. 1 milionë shqiptarë jetojnë me 5 dollarë në ditë dhe edhe më pak.?- tha Lubonja. /CNA.al





Lajmet e fundit nga