web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Ja akuzat

19 Prill 2018, 16:31, Aktualitet CNA

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, një 56-vjeçar shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Hashim Isufi, ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 18 vite burg për veprat e mësipërme penale.

Njoftimi i Policisë

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar :

– Hashim Isufi, 56 vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale ?Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë?, dhe? Armëmbatje pa leje? e parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina / Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.





Lajmet e fundit nga