Skandali i pronave në Shëngjin/ Qytetari: Ma vodhën deputetë, prokurorë e biznesmenë
Skandal me prona në Malin e Shëngjinit. 15 vjet përpjekje pë...
Rekomandimi pa kushte për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë, ka sjellë një mori reagimesh nga e gjithë klasa politike.
Ndërsa maxhoranca e shikon si një arritje të madhe rekomandimin pa kushte të KE për hapjen e negociatave, opozita e sheh me sy kritik dhe shprehet se pavarësisht se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, duhet pritur qershori për të mësuar nëse do të hapen apo jo.
Në vazhdën e këtyre reagimeve, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka ironizuar me “jehonën” që maxhoranca po i jep kësaj ngjarje.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Luan Rama shprehet: “përse kaq shumë zhurmë mburrjesh naive e idiote po aq, aq sa edhe zyrtarë të shtetit e deputetë flasin për çelje apo hapje të negociatave, për ditë historike, për ngjarje të madhe e të tjera si këto, kur vendimi nuk është marrë ende, e madje nuk dihet a do të merret më 28 qershor?!”
Postimi i plotë:
Absurdi i një feste dhe negociatat e paçelura!
Delir, ekstazë, fjalime me tone festive, patetizëm naiv e krekosje idiote, konferenca shtypi, blice aparatesh, kamera gjithkund e kameramanë që shtyhen, sekush për të mos humbur shansin për të fiksuar çdo detaj apo grimasë, njerëz të gëzuar që nuk e dinë se përse, raporte që dorëzohen zyrë më zyrë prej të njejtës dërgatë si një vit më parë e sipas një rituali të rëndomtë e grotesk, fjalime në parlament, e përsëri shterngime duarsh, konferenca shtypi, deklarata, pozime fallco para kamerave, grimasa, buzeqeshje, nënqeshje, ngërdheshje, përqeshje!…
Kjo është atmosfera e Tiranës zyrtare këto ditë, kinse prej një raporti dhe rekomandimit të Komisionit Europian për Këshillin Europian, ku më 28 qershor, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të duhet të marrin vendim, për t?i çelur ose jo negociatat me Shqipërinë!
Dhe që kjo të bëhet e mundur, pra që negociatat të çelen, duhet që në Këshillin Europian të mos ketë asnjë votë kundër!
Atëherë përse gjithë kjo festë? Përse kaq shumë zhurmë mburrjesh naive e idiote po aq, aq sa edhe zyrtarë të shtetit e deputetë flasin për çelje apo hapje të negociatave, për ditë historike, për ngjarje të madhe e të tjera si këto, kur vendimi nuk është marrë ende, e madje nuk dihet a do të merret më 28 qershor?!
Sepse, për dreq edhe një vit më parë kështu ndodhi; Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit çeljen e negociatava me Shqipërinë, raporti u dergua me dërgatën njësoj si këtë herë zyrë më zyrë prej Kryeministrit, Presidentit e me rradhë tek të tjerët, por Këshilli nuk e miratoi rekomandimin!
Festë absurde e qesharake për një vendim që ende nuk është marrë!
Shqiptarët duhet ta dinë: nuk janë çelur ende negociatat e BE-së me Shqipërinë! Ka vetëm një rekomandim, rutinë e punës së Komisionit, vendimi për të cilin merret me 28 qershor!
Ndaj, me shpresën që Këshilli Europian t?a miratojë rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, na e kurseni festën, na e kurseni zhurmën mburramane dhe idiotësinë e deklaratave të denja vetëm për frekuencat e paligjshme të ERTV!
E, për ta kuptuar më mirë absurdin e kësaj feste idiote e zhurme të pakuptimtë, ia vlen t?ju sjell në vëmendje disa vargje nga poema e Ismail Kadaresë ?Tirana në dimër?:
?Mesdita ia beh, si grua e dehur tapë.
Temperatura e dollari zbresin prap.
Po shqyhen celularët: okej, shkërdhatë,
Rrofsh, je yll bote, e tung, e top, e trap.
A shqip është kjo llahtarë apo dreqnisht?
Për gjithçka flitet, heshtet për gjithçka.
Ja të dy palët, xhelatë, viktima e ish,
Kujtime shkruajnë netëve me mllefe të mëdha.
Po ç?është ky popull që në gropë i shtrirë
Kujton aq krenarisht se është në majë?? /CNA.al
Skandal me prona në Malin e Shëngjinit. 15 vjet përpjekje pë...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edith ...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edith ...
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka thenw sot se Serbia d...
Partia Demokratike pritet të mbledhë ditën e nesërme, në orë...
Gazetari i njohur Basir Çollaku ishte i ftuar ditën e sotme ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ftuar n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryetarin e Bashkis...
Ashensori i një pallati në kryeqytet, është përfshirë nga fl...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në stud...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilloi so...
Platforma për finalizimin e dialogut të Brukselit mes Kosovë...
Kryeministri Haradinaj sot ka emëruar edhe dy zëvendësminist...
Rikthimi i ish ministrit të Brendshëm në sallën e parlamenti...
Rastet e dhunës në familje nga shqiptarët që jetojnë në Ital...
Mardhëniet e Kroacisë dhe Serbisë janë dëmtuar pas incident...
Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar rekomandimin e KE për çe...
Pas Fidel Castros, i cili qendrori në krye të udhëheqësisë k...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...