web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada suedeze bën humor anglez, modernizon policët shqiptarë me bicikleta kineze

31 Mars 2018, 14:29, Aktualitet CNA

Kalit të falur nuk i shikohen dhëmbët thotë proverbi, por jo bicikletave të falura policisë shqiptare nga Ambasada Suedeze në Tiranë. Me paratë e taksapaguesve suedezë Ambasada Suedeze në Tiranë në vazhdën e projekteve të kallëpit ?Pork barrel projects? si ai i policimit në komunitet, bleu një sasi bicikletash për të modernizuar më tej policinë e Elbasanit. Në Elbasanin e bandave të strukturuara kriminale, të mirë armatosura me përkrahje të fuqishme politike nga Qazimi te Edvini, ?hardware? i policisë modernizohet me bicikleta. Banditët me Mercedesë të blinduar e me Porsche Cayen, do të gjejnë belanë nga policët me bicikleta moderne kineze blerë me paratë e taksapaguesve suedezë! Vërtet humor anglez, që nuk të lejon t?i thuash as faleminderit diplomatëve suedezë.

Në foto duken disa policë barkëmëdhenj elbasanas, të cilët duken shumë të lumtur, që me bicikleta kineze do patrullojnë e do ua bëjnë tetë me dy Capajve e Cipave, dhëndurrve të Lalës së Elbasanit madje edhe kolumbianëve, kimistëve të rafinimit të kokainës!

Në vitn 2015 një nën/drejtoreshë ?geishë? rilindase e doganave shkoi për ndjekje penale, se ndër të tjera do i modernizonte e bëntë më ?mobile? doganierët shqiptarë duke blerë me cmim të kripur disa qindra bicikleta. Agjit-propi i Rilindjes e sfumoi skandalin duke i dërguar bicikletat e blera për doganierët për policët, që me T shirt e me pantallona të shkurtra do patrullonin ekologjikisht në plazhet shqiptare. Në këtë mënyrë Rama arriti, që të lajë me sukses m?..armalatën me sh?.urup.

Fiks 30 vjet para se suedezët të modrenizonin policinë shqiptare.  Kristaq Meleqi drejtori komunist i doganave shqiptare filloi të modernizonte doganat ndër të tjera edhe duke pajisur doganat kryesore me motorcikleta MZ gjermano-lindore. Pas 30 vjetësh suedezët modernizpjnë policinë shqiptare me bicikleta kineze!!!!! Fiks humor anglez!!!!!

Unë personalisht besoj fuqimisht se këta policët barkëmëdhenj elbasanllinj duke qenë tmerrësisht ?mobile?,  hipur në majë të bicikletave me siguri do t?ua tregojnë vendin ?malokëve? të Kukësit, që u gënjeu mendja dhe u rebeluan e i vunë zjarrin njerit prej koncesioneve të dhëna me aq patriotizëm logjike e ekonomike dhe largëpamësi nga kryerilindasi e kryeministri Edvin!/ Gjergj Thanasi

 





Lajmet e fundit nga