web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha "sulmon" Ramën/ Zbardhen akuzat

31 Mars 2018, 11:49, Aktualitet CNA

Pas protestës në ?Rrugën e Kombit?, kundër vendosjes së tarifës për këtë aks, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një lidhje telefonike për News24, Berisha deklaroi se mbështet revoltën e qytetarëve, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të ndalë dhunën ndaj protestuesve.

?Mbështetje të plotë për revoltën e qytetarëve. Qytetarët duhet të rrëzojnë vendosjen e taksës.

Rruga e ?Kombit është ?Rruga e Kombit?, ?plaçka Rama? është një akt i mirëfilltë antikombëtar me të cilin shqiptarët nuk duhet të pajtohen kurrë.

Ky është vetëm fillimi dhe i bëj thirrje Ramës të ndalojë dhunën policore?.

Së fundmi Berisha ka thënë se kjo tarifë e vendosur në ?rrugën e Kombit? do të përdoret për të punët e qeverisë, orgji i ka quajtur ai.

?Ajo taksë do të përdoret për orgjitë dhe punët e kësaj qeverie?. /CNA.al





Lajmet e fundit nga