web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kallëzua nga Gjiknuri/ Reagon ish-drejtori i LSI për Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve

30 Mars 2018, 20:20, Aktualitet CNA

Pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknrui, ka reaguar edhe ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Ardian Alushi.

Sipas alushit, ky kallëzim është një stisje politike pasi ai nuk ka bërë shkelje por ka respektuar ligjin.

Ardian Alushi vjen nga radhët e LSI-së, dhe është kallëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës për veprën penale, “Shpërdorim detyre”, pasi sipas ministrit Gjiknuri, ish-drejtori Alushi në bashkëpunim me disa persona të tjerë i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 21 milionë eurosh.

Reagimi i plotë i Ardian Alushit:

E gjitha është një stisje e motivuar politikisht dhe qe ka per autor ata qe sot duan te fshehin abuzimet e tyre ne drejtorine e ujësjellësit. Unë kam zbatuar pikë për pikë ligjin dhe aktet rregullatorë te tij. Çdo akt apo veprim juridik apo financiar është miratuar nga Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar(JICA), në përputhje me marrëveshjen e miratuar në parlament në vitin 2008. E cila ka monitoruar dhe certifikuar te gjithë ecurinë e projektit nga fillimi deri sot.

Projekti per te cilin zoti Gjiknuri pretendon se është abuzuar është audituar ne detaje nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit. Perfundimet e tij mund ti shohe dhe gjykoje kushdo. Ato jane te tera ne perputhje me ligjin dhe nuk eshte evidentuar asnje shkelje. Me cilesine e drejtuesit kam respektuar ligjin pikë për pikë, por këtë gje nuk kane dashur ta shohin dhe evidentojne audituesit politik të Ministrisë së Energjisë. Auditet politike te inicuara nga ministrat e Edi Rames jane thjesht shërbime per shefat qe duan te fshehin korrupsionin e vërtetë të ministrave dhe të qeverisë.

Cdo perpjekje per te mbuluar te verteten dhe kercenimet ne emer te prokurorise jane jo serioze dhe te pavlera. Gjyqet politike te bekuara nga Edi Rama nuk tregojne asgjë me shume se mjerimin aktual te administrates qe eshte tashme pré e gjuetise se shtrigave ne emer te drejtësisë. Shpreh bindjen dhe sigurine se asnje audit politik dhe i bekuar nga tarafet e korrupsionit sado te perpiqet nuk do mund te hedhe balte mbi punen tone. /CNA.al





Lajmet e fundit nga