web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri i bëri thirrje të dorëhiqet/ Ja si i përgjigjet Ministri i Brendshëm

30 Mars 2018, 18:04, Aktualitet CNA

Në një një prononcim të paradites së sotme Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i kërkoi dorëheqjen ministri i Punëve të Brendshmë, Flamur Sefaj, si dhe shefit të Agjencisë Kombëtare të Informimit(AKI), Driton Gashi.

Si motiv i kërkesës ka qenë mënyra e arrestimit dhe deportimi i gjashtë “gulenistëve” turq, ditën e djeshme. Mirëpo, sikurse raporton “Insajder” urdhër-thirrja e kryeministrit ka renë në vesh të shurdhët, pasi gjë e tillë ende nuk ka ndodhur dhe  Sefaj, madje nuk e ka ndërmend të jap dorëheqjen.

Duke cituar një burimi i afërt me ministrin Sefaj, “Insajder” shkruan se ky i fundit  është në përgatitje të një shkrese përmes së cilës do të kërkoj arsyet se pse duhet të largohet nga kjo pozitë.

?Sefaj me këtë shkresë do të kërkoj të dijë arsyeje pse Haradinaj ka kërkuar ta liroj këtë pozitë. Sefaj ende është ministër?, tha ky burim.

Edhe avokati Besnik Berisha  përmes një statusi në Facebook ka kërkuar të dijë nëse kryeministri i shkarkoi apo ua kërkoi dorëheqjen ministrit Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së Driton Gashi.

?Tash a i shkarkoi kryeministri, a veç ua kërkoi dorëheqjen ministrit të punëve të Brendshme, respektivisht drejtorit të AKI, se këto dy gjëra dallojnë? Çka nëse këta që pranuan kërkesën për lirim nga detyra, përgjigjen se ?Faleminderit por nuk jemi të interesuar.  Kryeministër, nëse e ke nda mendjen për ta shkarkuar ministrin, nxjerr vendim për lirim nga detyra, e nuk i kërkon atij lirimin??, shkruan Berisha.

?Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj?, ka komunikuar kryeministri Haradinaj paraditen e sotme, citon “insajder”.





Lajmet e fundit nga