web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emigranti shqiptar rreh gruan në oborrin e kuesturës

30 Mars 2018, 19:27, Aktualitet CNA

Në orën 9 të mëngjesit të së enjtes emigranti shqiptar  B.I. 36 vjeç në oborrin e kuesturës së qytetit të Raguzës filloi të rrahë gruan e vet me grushte e shkelma në sy të dy fëmijëve të mitur. Policët ndërhyjnë duke i dhënë ndihmën e parë viktimës dhe duke arrestuar bashkëshortin e dhunshëm.

Sipas mjekëve plagët e marra në fytyrë dhe në gjymtyrë të zonjës në fjalë janë të shërueshme brenda 10 ditëve. Sherri kishte filluar, se bashkëshorti kërkonte t?i merrte dy fëmijët së shoqes, me të cilën ishte i ndarë, që para pak kohësh, por jo i divorcuar zyrtarisht.

Gruaja kishte rezistuar dhe si shpërblim kishte marrë grushte e shkelma. Për bashkëshortin e dhunshëm ky nuk ishte rasti i parë i dhunës fizike dhe kërcënimeve verbale kundra së shoqes. /Gjergj Thanasi/CNA.al





Lajmet e fundit nga