web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vrasës, komunist, fashist”/ Auron Tare përplaset ashpër me Kastriot Dervishin

31 Mars 2018, 10:01, Aktualitet CNA

Ditët e fundit në media ka shpërthyer një debat mbi të kaluarën komuniste, nisur nga një deklaratë e Pëllumb Xhufit, i cili shprehej se kampi komunist i Tepelenës nuk mund të konsiderohet me atë të Aushvicit, për nga torturat.

Ndërsa reagimet e shumta, atij i është përgjigjur edhe Kastriot Dervishi, që ka sulmuar përveç Xhufin, edhe Auron Taren.

Pikërisht ky i fundit ka shkëmbyer disa replika të ashpra me Dervishin, i cili e ka akuzuar atë, si avokat të vrasësve.

Replikat

Kastriot Dervishi: Për të ardhur keq që shokët e një ndërmarrje agjitpropi komunist, Auron Tare, Pëllumb Xhufi, etj, kanë vënë në mënyrë diletante këto ditë të më përmendin në komentet apo postimet e tyre të mjera. Madje për këtë sajojnë edhe emisione të kota pa asnjë bosht e rend të duhur. Po ua them hapur se as më nevojitet dhe as më hyjnë në punë vlerësimet nga njerëz që adhurojnë kriminelë të njerëzimit. E kundërta do më bënte të më vriste ndërgjegjja. Historian bëhesh me punë dhe vepra dhe nuk emërohesh nga partia. Mbase këta janë mësuar të emërojnë historianë. Punë e tyre. Unë mendoj se Xhufi ndikohet fort nga origjina e tij, e cila e ka kthyer në agjitator dhe avokat të çdo krimi të komunizmit në Shqipëri. Xhufi që dikur rrezatonte lumturi kur fotografohej në krah të Enver Hoxhës, që përzgjidhej si përkthyes special për familjen Popa në ambasadën italiane, apo qëndronte i mrekulluar si përkthyes i Ramiz Alisë (mbajti edhe fjalimin në varrimin e tij), nuk është personi që mund t?i besosh për ato që thotë.

Dy fjalë për kampin e Tepelenës. Xhufi i kënaqur për dërrmën që iu dha partia ?armiqve të popullit? (gra, pleq dhe fëmijë) aludoi krejt kot se kampi është hapur në vitin 1949 për familjarët e të arratisurve në Jugosllavi. Nuk e di nëse këtë e ka dëgjuar nga ndonjë polic i kampit nga Progonati nga rrëfime familjare. Në të vërtetë, të internuarit e Tepelenës janë internuar si antikomunistë e antijugosllavë qysh në vitin 1945 fillimisht në Berat e më pas janë zhvendosur në Tepelenë. Në vitet e para pas lufte, elementi nacionalist nuk mund të arratisej në Jugosllavi pasi ishte një regjim i përbashkët, si këtu e atje. Dhe pikërisht në kohën kur babai i Pëllumbit, Muharem Xhufaj ishte drejtues komunist i brigadës së 5-të dhe luftonte kundër shqiptarëve në Kosovë (nuk kishte asnjë nazist në këtë kohë atje). Tani Muharremi me yll të kuq në ballë që luftonte krah për krah brigadave të shokut Tito kundër elementit nacionalist në Kosovë çfarë i bie që të jetë?

Ta sqaroj edhe punën e ?dokumentit të CIA-s? që Xhufi nuk di as ta kuptojë dhe as ta interpretojë. Në vitet 1949-1953, në kuadër të armiqësimit me Stalinin, Tito tuboi emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Jugosllavi. Këta nuk arritën të bëjnë kurrgjë, pasi pas vitit 1953, politika e Hrushovit me Titon erdhi drejt pajtimit. Të njëjtën gjë bëri edhe Enver Hoxha me emigrantët jugosllavë në Shqipëri, por edhe ai, pas vdekjes së Stalinit nuk bëri gjë me to. Pikërisht këto dy lloj lëvizjesh të kota e pa kurrfarë peshe të Titos dhe Enverit, vlerësohen prej Xhufit sikur të ishin lëvizje të mëdha. Pas vitit 1953 Tito dhe Enveri u ?pajtuan? midis tyre, etj (histori e gjatë, që nuk lidhet me kampin e Tepelenës).

Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin.Unë kam bindjen se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të dënojë krimet e komunizmit:

-Babanë sekretar në komitet partie

-Nënën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

-Motrën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

-Dajën prokuror

-Burrin e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

Auron Tare: I Nderuar Z Derishi perpara 4 vjetesh une u angazhova personalisht per sjelljen e eshtrave te Ekrem Bej Vlores ne Shqiperi. I vetem perballe shume burokracive, hatermbetjeve etj u perballa edhe me kallepin tuaj te historianeve te cilet me etikuat si mbeshtetes te fashizmit me qe po sillja nje ish bashkepunetor te fashizmit ne shqiperi. Takemi i juaj i cili punon per llogore politike nuk me tremb fare por me ve buzen ne gaz dhe me kujton ata historiane te shkrete te periudhes komuniste qe perdridheshin per te gjetur fakte ne dobi te diktatures. njerez te tille jane ata qe kane mbushur dosjet plot me spiunime kunder atyre qe sot ju qajne hallin. Se kush jame une dhe cfare te kaluare kam mund te shikoni ndonje nga ato dosjet qe me ka mbushur sigurimi me tipa te kallepit tuaj. se sa shume mbroja une sistemin e dine shoket e mij te shkolles apo te skuadres. kur mua me thyhej nota ne sjellje dhe me ndalohej te dilja jashte me skuadren e Partizanit se luaja tenis, dilja me pantallona te shkurtra ne Tirane apo flisja kunder regjimit ti ndoshta kishe te tjera mendime. Ajo qe mua me revolton dhe jam kunder kallepit tuaj e baliut &CO eshte roli i manipulatoreve te historise. ai shoku i juaj i 55 nga spiun i sigurimit tani eshte mbrojtes i vlerave te demokracise.

Kastriot Dervishi: Urime z.Tare! Më pëlqen gjuha e miladinëve dhe e dushanëve që mbetet e njëjtë në mendimet tuaja. Kallëpi komunist të cilit i takoni me gen, është krejt i huaj dhe papërshtatshëm për mua. Kundër vendit tim nuk kam marrë ndonjëherë armët siç i keni marrë ju. Edhe rebel edhe intelektual nuk mund të jesh. Ti ke zgjedhur të jesh i pushkës dhe revolucionit fshatar. Kot i ke dhënë gjithë këto sqarime për gjëra që i kam të qarta. Të jesh enverist sot në një regjim kapitalist, duhet ta gjesh veten vetëm në Kore të Veriut. Ti mbaje foton e dullës në parkun e Butrintit. Një shkatarraq, diktator dhe askush si ai, e quaje ?njeriun më të madh të historisë?. Ndërsa për këtë punën e spiunit shko verifikoje se një autoritet komunist e ngriti qeveria jote, pavarësisht se shkeli 3 ligje në lidhje me arkivat, etj. Mos harxho kohën kot të gjesh Teme Sejkon ?agjent? se as kë për ta kuptuar ndonjëherë atë çështje. Gjeji armiqtë e partisë se do marrësh urata pastaj.

Auron Tare: U pa kjo pune duhet te merrem edhe ty tani. e para qe te sqarohesh ti se ata miqte e partise jane sqaruar nje here. une si pjestar i TV britanike Channel Four ne sarande ne 97 ishim ne spitalin e femijeve te ngritur nga anglezet kur nje tufe njerzish te identifikuar erdhen qe ta grabisnin. une i mora armen njerit prej tyre qe na e kishte drejtuar. shikoje foton dhe do shikosh kameramane qe filmojne ate ngjarje. e kam ne arkivin tim te gjithe ngjarjen e filmuar. e dyta nuk e di per cfare Dulle flsini se ne ne Butrint kishim mbeshtetes Lord Rothschild aktivitetin e tij qe une e kam drejtuar per shume vjet. nuk ma do mendja qe nje kapitalist si ai mund te pranonte qe ne ne zyra te mbanim dullen apo jo? une nuk kerkoj ne arkiva te gjej armiq apo miq. por kerkoj te ndricoj ngjarje me peshe historike. ti nuk u pergjigje se perse ke nxjerre nje dokument ne kundershtim me ligjin nga dosja si dhe perse ke nxjerre dokumentin qe te interesonte ty dhe jo deshmite e tjera per vrasjen e tij? a eshte ky manipulim, i paster?

Auron Tare: I nderuar une kam shkruar gjithmone me kujdes pa fyerje personale duke thene se dokumentat botohen ne kontekst historik, botohen ne analize dhe ne kryqezim dokumentacioni per te dale me nje ide rreth te vertetes se mundshme pasi e verteta kur nuk dihet e sigurte. nuk jam marre me fyerje personale. Qe nje person qe pretendon te shkruaje histori duhet te shkoje dhe te ulet ne arkiva dhe te studioje per te ndricuar lexuesit qe kane interes. Por te marresh dokumenta ti nxjerresh pa asnje kontekts apo te marresh dokumenta interneti dhe te na i shesesh si te verteta historike kjo nuk shkon. Ti i nderuar ke botuar dokumenta nga dosja e Teme Sejkos nje dosje e padeklasifikuar dhe si e tille e ndaluar me ligj per tu nxjerre. por gjithsesi me qe e nxore preferove te nxjerresh deshmine e vetem nje personi ku shkruhej per akte te thunshme dhe vrasja makabre. por ajo dosje tashme e deklasifikuar ka edhe deshmi te tjera qe e refuzojne ate deshmi. nje historian i nxjerr te gjitha deshmite dhe jo ato selektive. keto menyra me kane bere qe te reagoj per nje shtremberim te qellimshme te historise. (TemA)





Lajmet e fundit nga