web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpërthen” ish-kandidati për deputet i PD –së/ “I turpëruar nga Lulzim Basha”

31 Mars 2018, 11:24, Aktualitet CNA

Pas protestës në ?Rrugën e Kombit?, kundër vendosjes së tarifës për këtë aks ka reaguar dhe ish-kandidati për deputet në qarkun e Korçës, Andi Përmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, Përmeti ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili gjatë kësaj kohe, e ka refuzuar tarifën ndërsa sot hesht.

Përmeti shkruan se është i turpëruar me veprimin e Bashës, ndërsa i ka bërë thirrje që të reagojë.

Reagimi i plotë :

Krenar dhe i turperuar.

Krenar per kedo qytetar te lire qe protestoi sot kundra arrogances dhe makuterise qeveritare.

I turperuar nga Lulezim Basha qe duhet te ishte sot, ne krye te revoltes popullore.
Dakort qe nuk frymezon, nuk jep shprese e nuk nxit asnje reagim opozitar por qe te mos jesh prezent dhe ne mbeshtetje te protestuesve sot eshte e papranueshme dhe e pallogjikshme.
Koha per reagim. Jo vetem ndaj Rames por edhe ndaj cdokujt qe i behet paterice per interesa personale apo familjare. /CNA.al





Lajmet e fundit nga