web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta në Kukës/ Reagon anëtarja e kryesisë së PD: Opozita është marrë peng

31 Mars 2018, 12:50, Aktualitet CNA

Pas situatës së tensionuar në Kukës, ku qytetarët kanë protestuar kundër vendosjes së tarifes për Rrugen e Kombit ka reaguar edhe ish-zv.ministrja e Jashtme, aktualisht anëtare e kryesisë së PD, Edith Harxhi.

Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, ndërkohë që ?duartroket? protestën e qytetarëve të Kukësit, Harxhi thekson se është koha të ngrihemi edhe kundër marrjes peng të opozitës.

?Keshtu filloi revolucioni amerikan ?Boston Tea Movement? anglezet rriten taksen e cajit dhe qytetaret e Bostonit dolen rrugeve dhe hodhen cajin ne det! Forca veriu shqiptar… dita e revolucionit erdhi.. te ngrihemi kunder qeverise dhe kunder marrjes peng te opozites?- shkruan Harxhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga