web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afera me rrugët/ Klodiana Lala tregon shkeljen e Haxhinastos

19 Shkurt 2018, 16:17, Kronika CNA

Ish-ministri i Transporteve në qeverinë Rama 1, Edmond Haxhinasto, ishte sot në Prokurorinë e Krimeve të rënda ku ka dhënë dëshminë e tij dhe shpjegimet për hetimet lidhur me shkeljet në ndërtimin e rrugëve, përkatësisht në atë Tiranë-Elbasan, ku dëmi financiar shkon në vlerën 50 milionë euro.

Lidhur me këtë, gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ishte e ftuar në studion e televizionit, News24, ku tha se ish-ministri Haxhinasto, akuzohet për shpërdorim detyre, për mosngritjen e një grupi për mbikëqyrjen e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan.

Ajo tha se auditët kanë konstatuar shkelje, ndërsa vetë Haxhinasto ka pretenduar për mospërfshirje në këto shkelje dhe afera korruptive dhe se ai ka kryer detyrën e tij.

Sipas Klodiana Lalës, përkundër asaj që pretendon ish-ministri Haxhinasto, auditi kanë nxjerrë në pah se janë bërë veprime jo në përputhje me ligjin. /CNA.al





Lajmet e fundit nga