web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti tragjik në Shkodër/ Shoferi me të shkuar kriminale

19 Shkurt 2018, 12:13, Kronika CNA

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shoferin e fuoristradës së përfshirë në aksidentin e Shkodrës rezulton një preson me precedent penal.

Mësohet se Sokol Mujaj është arrestuar në vitin 2004 për trafik raketash nga Mali i Zi drejt Shqipërisë dhe u dënua nga Gjykata e Krimeve të rënda me afro 8 vite burg.

?Sipas të dhënave Sokol Mujaj së bashku me Ilmi Isufin, Armir Troshanin dhe Mentor Canin u arrestuan si pjesë e një organizate që po trafikonin 3 raketa tokë ? ajër të tipit ?STELA 2 M?, të cilat do të trafikoheshin më pas nga Tirana në një destinacion tjetër jashtë Shqipërisë.?- shkruan Shqiptarja.com.

Gjithashtu mësohet se nga i gjithë dënimi, Mujaj kreu vetëm 6 vite burg, pasi në vitin 2010 ai u lirua pas amnistisë së presidentit Topi, në atë kohë, që i fali Sokol Nikoll Mujajt vitet e mbetura nga dënimi.





Lajmet e fundit nga