web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia në aksion/ Dhjetë të arrestuar dhe 71 leje drejtimi të bllokuara

18 Shkurt 2018, 14:38, Kronika CNA

Policia Rrugore e Tiranës gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.

Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjeteve në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga këta 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 71 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto  38 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, 26 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur  si dhe 7 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Gjithashtu janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se 26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që  nuk përdorin rripin e sigurimit, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit,? qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse  si dhe  pa kontroll teknik të mjetit.

Në këtë kuadër, janë vendosur  83 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,99 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,55 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,12 masa administrative për shkelje të semaforit, 3 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit, 2 masa administrative për gara shpejtësie,7 masa administrative për xhama të errët,si dhe 775 masa të tjera administrative të ndryshme.

Gjithashtu janë bllokuar  edhe 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga