web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkatërrohet “supermarketi” i heroinës/ Arrestohen 2 shqiptarë

18 Shkurt 2018, 08:22, Kronika CNA

Shkatërrohet ?supermarketi? i shitjes së heroinës në Komo. Një ditë më parë u tha se ishin 17 kilogramë heroinë, por sot mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për 25 kilogramë drogë.

Nga të dhënat mësohet se në pranga kanë rënë dy shqiptarë me iniciale Armando Xhifaj dhe Ermir Daci, të dy 46 vjeç, të cilët merreshin me përzierjen dhe shitjen e saj.

Në momentin e arrestimit atyre u është gjetur edhe një sasi prej 50 mijë eurosh, që sipas policisë janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Heroina ishte e ndarë në 33 pako.

Të dy akuzohen për shpërndarje droge. Ka nisur hetimet për të identifikuar dhe një shqiptarë të tretë i cili dyshohet i përfshirë në këtë trafik droge. Vlera e saj mësohet se shkonte mbi 500 mijë euro.





Lajmet e fundit nga