web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Elbasan/ Plagoset 82 vjeçari

18 Shkurt 2018, 10:22, Kronika CNA

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në fshatin Labinot Fushë, ku një 82-vjeçar me iniciale I.T, ka mbetur i plagosur dhe gjendet në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat të bëra të ditura nga policia mësohet se drejtuesi i mjetit, R.Sh, vjeç 32, është arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga