web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Rrugën e Kombit/ Avokati përplas makinën e policisë dhe ikën nga vendngjarja

18 Shkurt 2018, 09:31, Kronika CNA

Një aksident me plagosjen e tre personave ka ndodhur pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit këtë të dielë.

Një autoveturë e cila drejtohej nga një avokat në Laç, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur avokati dhe më lehtë dy efeketivët.

Pas ngjarjes avokati A. Lleshi është larguar nga vendgjarja, ndërsa është shpallur në kërkim, ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në rrugën e Kombit./panorama

 





Lajmet e fundit nga