web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja e makinave në Shkodër/ Rritet numri i të plagosurve, 3 në gjendje të rëndë

18 Shkurt 2018, 18:00, Kronika CNA

Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta më parë në aksin Shkodër-Velipojë, pranë kishës së Velipojës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një person ka humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe fëmijë.

Burimet policore bëjnë me dije se viktima është shtetasi me iniciale E.Gj., ndërsa të plagosurit janë shtetasit S.M dhe pasagjeri i tij të cilët ishin duke udhëtuar në mjetin tip ?Fuoristradë? si dhe shtetasi me iniciale M.Gj, bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët, të cilët ishin duke udhëtuar në mjetin tip  ?Alfa Romeo?.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa 3 prej tyre raportohet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, por policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al





Lajmet e fundit nga