web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korrupsioni me rrugët/ Apeli lë në burg Xhikën

19 Shkurt 2018, 10:56, Kronika CNA

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi, masën e arrestit me burg për ish kreun e ARRSH ?së, Dashamir Xhika dhe personate  tjerë.

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, zv/drejtori Andi Toma, mbikqyrësi i punimeve Rexhep Tarba dhe dy biznesmenët Agron dhe Kujtim Hysa iu drejtuan Apelit për të kërkuar lirinë.

Apeli vendosi burg  për Dashamir Xhikën dhe Andi Tomën dhe  Rexhep Tarbën, mbikqyrësin e punimeve në rrugën e Gjinarit.

Ndërsa vendosi masën detyrim paraqitje për biznesmenët Agron Hysa dhe Kujtim Hysa dhe shtetasen Rezarta Bokçiu.

Ish-zyrtarët e lartë dhe biznesmenët akuzohen për shpërdorim detyre në ndërtim e rrugës Elbasan-Gjinar.

Sipas prokurorisë ata i shkaktuan një dëm shtetit prej 5.3 miliardë lekësh pasi abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar.

Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë mbi 6 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por qe jane riperseritura ne nje kallezimi i dyte të ministrit Gjiknuri në 2017./CNA.al





Lajmet e fundit nga