web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banda italo-shqiptare pati një të vdekur gjatë grabitjes së një argjendarie në Napoli

11 Shkurt 2018, 12:34, Kronika CNA

Mbrëmja e së shtunës së 10 shkurtit u përgjak në zonën Fratamaxhore (Frattamaggiore) në Napoli.

Një komando italo-shqiptare prej 4 personash me dy motorcikleta sulmuan me qëllim grabitje një argjendari. Pronari i dyqanit iu përgjigj banditëve me armë . Nga shkëmbimi i zjarrit në rrugën plot njerëz mbeti i vrarë një nga grabitësit italianë, Raffaele Ottaiano, si edhe u prangos nga një polic jo në detyrë italiani tjetër Luigi lauro 28 vjec.

Dy shqiptarët arritën t’ia mbathnin me motorcikletë. Policia italiane ka arritur t?i identifikojë dy shqiptarët. Për kapjen e tyre janë mobilizuar mjaft forca e mjete, sepse ata janë të armatosur dhe sipas italianëve kanë trajnim policor ose ushtarak gjë, që i bën mjaft të rrezikshëm.

Prokuroria Imbecile napoletane ka hapur hetimin për vrasje me dashje për pronarin e argjendarisë, që mbrojti me armë dyqanin e vet kundra 4 grabitësve të armatosur deri në dhëmb. Për më tepër, që banditi i vrarë i pajisur me maskën e personazhit të Hulkut kishte marrë peng edhe një klient të argjendarisë. Një nga motorrat e përdorur për grabitje një ?Beverly? besohet se ka qenë përdorur edhe në disa grabitje të tjera me armë në zonën e Napolit. /Gjergj Thanasi /CNA.al





Lajmet e fundit nga